Ministri Dervishaj inspekton Rrugën e Kombit për zbatimin e masave pas reshjeve

428
Sigal

 

 

Ministri i Transportit
dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, zhvilloi një vizitë në Rrugën e Kombit, në
segmentin Rubik- Rrëshen, ku pa nga afër punën për pastrimin e një pjese të
rrugës, nga rrëshkitja e dherave. Ministri Dervishaj, falenderoi punonjësit dhe
firmën që po merret me pastrimin, pasi pavarësisht kushteve atmosferike të
ditëve të fundit, Rruga e Kombit, nuk ka patur asnjë bllokim. Dervishaj tha se
situata në veri të vendit, mbetet problematike në disa zona, por institucionet
dhe Ministria kanë marrë masat e duhura, për rehabilitimin e akseve ku janë
rregjistruar vështirësi në lëvizjen e mjeteve. Jemi duke i kushtuar vëmendje të
veçantë edhe jugut të vendit, ku janë shënuar disa problematika ditën e sotme,
tha Dervishaj, duke falenderuar punonjësit e angazhuar direkt në këto
operacione në gjithë vendin. Ministri apeloi ndaj qytetarëve që të jenë të
vëmendshëm dhe të shmangin sa më shumë segmentet rrugore që paraqesin
problematika. Ndërsa siguroi se Ministria e Transportit në bashkëpunim me
drejtoritë e varësisë, ka marrë masat e domosdoshme për kalimin e kësaj
situate.