Ministri Damian Gjiknuri u premton takim, minatorët ndërpresin grevën

538
Sigal

BULQIZË/Refuzuan firmosjen e kontratës individuale për pasiguri jete në minierë, i hoqën nga puna

Greva e urisë e një grupi minatorësh në Bulqizë nuk do të vazhdoj më, pasi ministri Damian Gjiknuri u ka premtuar minatorëve një takim për ti dëgjuar nga afër, me dëshirën për zgjidhjen e problemit. Këtë e konfirmon për gazetën “Telegraf”, Dilaver Përgoxhaj, kreu i Konfederatës së Minatorëve të Bulqizës, njëkohësisht një prej minatorëve grevistë. “Na komunikuan nga kabineti i tij se ministri Gjiknuri na ka rezervuar një takim në Tiranë për të dëgjuar problemet tona konkrete. Ne duam zgjidhje, rikthimin në punë, pasi na kanë hequr me të padrejtë. Në këto kushte, nuk ka kuptim të jemi në grevë”- pohoi për “Telegraf”, Përgoxhaj. Gatishmëria e ministrit Gjiknuri për pritjen e punëtorëve bulqizakë, futja e të cilëve në grevë u njoftua nëpërmjet gazetës “Telegraf”, pa paragjykuar zgjidhjen gjatë bisedimeve, është një praktikë e munguar për raste të tilla prej shumë kohësh. Në shumë greva të minatorëve, të cilat kanë vazhduar me dit apo javë, ka munguar korrektesa nga funksionarët përgjegjës në qendër.

PROBLEMI

Kryesindikalisti Përgoxhaj konfirmon për “Telegraf” dhe njëherë shkaqet për se ata zgjodhën grevën e urisë si formë proteste ndaj punëdhënësit. “Mua, konkretisht, më larguan në fund të vitit të kaluar nga puna për shkak se refuzova që të firmos kontratën individuale, që në fakt, është diskriminuese për minatorët. Është diskriminuese si në pagë, në plotësimin e kushteve të punës, të sigurisë së jetës, etj..  Po ashtu, largimin nga puna e quajnë të padrejtë edhe kolegët e mi Agim Laçi, Isuf Toska, Artan Lusha, Shefki Alla, Mentor Celeta… Ata janë larguar nga puna pas aksidentit në galeri ku humbi jetën shoku i tyre. Por ata mund të ishin vetë viktima”,- shton Përgoxhaj. Deri tek vendimi për nisjen e grevës së urisë, minatorët thonë se i kanë konsumuar disa hapa të tjerë, por gatishmëria e tyre është refuzuar nga punëdhënësi. “Kemi kërkuar takim me punëdhënësit, por ata nuk na japin zgjidhje, Drejtuesit e Konfederatës nga ne varemi, për çudi heshtin, duke na lënë të kuptojmë se janë bërë palë me punëdhënësit. Ndaj, ne nuk kemi rrugë tjetër, kjo na ka ngelur”,- shton ai.

TAKIMI ME MINISTRIN

Minatorët na pohuan se takimi me ministrin Gjiknuri, u është thënë se do të bëhet pas dy ditësh, pra, në fillim të javës. “Ne do i parashtrojmë ministrit Gjiknuri kërkesat tona, vendimin e padrejtë për pushimin nga puna, situatën tepër të rëndë të punës në minierë, mungesën e bazës materiale, mungesën e kushteve të plota për siguri në punë e një sërë problemesh të tjera. Shpresojmë që ai të na dëgjoj me vëmendje, e pastaj të vendosë”,- thotë Përgoxhaj. Edhe pse në dukje takimi i minatorëve grevistë ka problemet e tyre personale (heqjen nga puna), problemet që ata ngrenë për sigurinë në miniera, shfrytëzimin e tyre, etj., janë probleme që janë denoncuar shpesh kohët e fundit në miniera. Fakti që kanë ndodhur disa aksidente (dhe me viktima) e kushtet në galeri janë të vështira, nga Tirana u urdhërua mbyllja për disa kohë e disa galerive