Ministri Çuçi nënshkruan marrëveshjen me agjensitë e OKB /Mbështetja në zonat rurale

168

Sot në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u nënshkrua marrëveshja mes këtij institucioni dhe agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Plani i përbashkët i punës në lidhje me “Rezultatin 3 – Rritja ekonomike, punësimi dhe bujqësia”  2019- 2020 përmbledh një seri ndërhyrjesh që Agjensitë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara së bashku me Qeverinë, do të zhvillojnë gjatë periudhës 2019-2020. Ky plan parashikon ndërhyrje në masën 5.7 mlnUSD.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi, tha se fokusi i kësaj marrëveshje janë gratë dhe të rinjtë në zonat rurale.

“Ende sot pjesa më e madhe e popullsisë jeton në zonat rurale. Ne duhet të ndërmarrim ato politika që frenojnë largimet nga fshati përmes uljesë së varfërisë në këto zona. Me rëndësi për ministrinë që unë drejtoj, janëndërhyrjet në fushën e zhvillimit rural dhe uljes së varferisë duke u fokusuar në zhvillimin e strategjive të barazisë gjinore dhe strategjive për reduktimin e varfërisë,  duke përfshirë rritjen e ndërgjegjësimit dhe njohjen e rolit kryesor të grave në bujqësi dhe ekonominë rurale.  E thënë më konkretisht, të krijojmë kushtet për një angazhim të përbashkësht mes qeverisë shqiptare dhe familjes së OKB, në nxitjen e punësimit sidomos të grave dhe të rinjve në zonat ruale”, u shpreh ministri Çuçi.

Fuqizimi ekonomik i grave në zonat rurale nëpërmjet diversifikimit të të ardhurave do të fokusohet tek turizmi rural,  masat e programit IPARD II (financuar nga BE) dhe Axhendes 2030 nga UN Women dhe FAO. 

Përmirësimi i konkurrueshmërisë ne sektorin e bujqësisë përmes përmirësimit te standardeve të cilësisë dhe sigurisë së produkteve (si për produktet tradicionale ashtu edhe ato të orientuara nga eksporti) do të rrisin të ardhurat rurale dhe do të mbështesin Qeverinë për uljen e deficitit tregtar bujqësor.

Në këtë kuptim krijimi i një programi të integruar të zhvillimit rural “100 fshatrat” i cili mbështet nga katër Ministri kryesore dhe Zyra e Kryeministrit, merr një vlerë të rendesishme dhe mbeshtetet nga UN. 

UNDP do të ofrojë mbështetje për bashkitë me qasje në zhvillimin rural përmes zhvillimit të kapaciteteve, përmirësimeve të aftësive dhe shërbimeve të punësimit në zonat rurale të përafruara me programin qeveritar “100 fshatrat”. ​