Ministri Bushati në Shkodër: Historitë e Holokaustit, memorje solide për brezat

541
Me rastin e 27 janarit, Ditës së Holokaustit, ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme organizoi në Shkodër aktivitetin për promovimin e librit “Jeta ime nën pushtimin nazist”, të Mimi Kamhi Ergas Faraxhi. Libri memoristik i Skënder Asanit, është përkthyer në tre gjuhë, shqip, maqedonisht dhe anglisht, dhe flet për kujtimet e një familje hebreje, e cila në kohën e Luftës është ndihmuar nga një familje shkodrane. Në muzeun “Marubi” në Shkodër u takua vajza e Mimi Kamhi Ergas Faraxhi, e pagëzuar me emrin Drita me Z.Ahmet Shurdha, përfaqësues i familjes pritëse shkodrane. Në fjalën e tij, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati theksoi se gjatë këtyre 5-viteve që Shqipëria i është bashkuar aktiviteteve në ditën përkujtimore kundër Holokaustit, nuk ka ndjerë asnjëherë më fort emocionin dhe peshën reale të asaj që ka ndodhur. Ministri Bushati tha se nëpërmjet përkujtimit të Holokaustit, nuk tregojmë thjesht respekt për viktimat apo të mbijetuarit, por orientojmë edhe brezin e ri drejt sfidave të së ardhmes.
Sigal