Ministri Beqja, gati për të futur “shiringën” e korrupsionit monopol, në koncesionin e laboratorëve

481
Sigal

 

Përparim HALILI

 

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, pas 1 vitit përpjekjesh të dështuara
për të falur edhe koncesionin e analizave në shëndetësi, duke privatizuar
laboratorët mjekësor me shitje tek një klinet i paracaktuar e i përzgjedhur
rezident grekë, ka çuar në tavolinën e kryeministri letrat për ta realizuar
këtë aferë, që në fakt është një monopol i ri koncesionar në shërbimin mjekësor
ndaj qyetarëve, mbasi analizat mjekësore do të bëhen vetëm tek labratorët e
koncesionarit “Beqja” dhe prej punonjësve të mjekësië nuk do të njihet asnjw
anlizë mjekësore e bërë në labrotorë mjekësorë jashtë koncesionit! Kujtojmë, që
këtë aferë korruptive e antiligjore të propozuar e të këkruar për konkretizim
me urgjencë prej ministrit Beqja, kryeiministri e miratoi po me urgjencë me VKM
Nr. 80, datë 28 janar 2015, me të cilën e prezantoi me fasadën false të një
kompanie financiare amerikane, por që në fakt sipas adresës së kontaktit që ka
publikuar qeveria në VKM, rezulton se monopoli i laboratorëve mjekësor është
dhënë një firme serbe, me qendër në Beograd e cila është e përzgjedhur e
ministrit Beqja, maskuar pas një shtetasi grek, me ish-shtetësi shqiptare deri
në vitin 1992! Këto ditë pritet të miratohet ky koncesion, nëpërmjet të cilit
120 laboratorët qendror e lokalë të shërbimit mjekësor shqiptarë pronë
shtetërore, do të kalojnë falas në dorën e privatitit, pra dhuratë! Sipas
burimeve të “Telegraf” në kupolën e Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se dosja
ëshët gati qysh prej mëse 1 viti, tashmë e përditësuar me datën 22 tetor 2016
me firmën e ministrit Ilir Beqja dhe me shënimin “kërkesë e përshpejtuar”!
Objekt i privatizimit të këtij koncesioni janë laboratorët mjekësor qendror në
36 rrethe, në 12 qarqe dhe 65 qytete e qendra klinikore e spitalore, por edhe
22 laboratorë në qendrat shëndetësore në ish-komuna. Thuhet, se ky koncesion i
është premtuar firmës fantazmë “International Finance Corporation”, me adresë
zyrtare të shpallur në VKM nr. 80, të datës 28 janar 2015, me këto të dhëna:
“Bulevardi Kralja Aleksandra, 8611000”-Beograd”. Ky koncesion monopol pritet të
miratohet në mbledhejn e parë të muajit nëntor 2016. Dhënia e këtij koncesioni,
nëpërmjet kontrollit të plotë të analizave mjekësore në Shqipëri, i krijon
firmës “International Finance Corporation” mbi 30 milionë euro të ardhrua në
vit, duke kryer aktivitetin koncesionar në laboratotrët shtetërorë pa paguar
asnjë qindarkë taksë! Në VKM Nr. 80, datë 28 janar 2015, përcaktohen kontaktet
e palëve: Adresa për komunikim nga pala shqiptare që fal laboratorët është
Milva Ikonomi me detyrë (ish)zv/ministre e Shëndetësisë të Shqipërisë,
Bulevardi “Bajram Curri”, Nr. 1 Tiranë, telefon: +355 4 23 76 178, Shqipëri.
Ndërsa për palën e firmës “International Finance Corporation (IFC)”, personi
për komunikim është Mr. Georgi Petrov-Menaxher Rajonal për shërbimet
këshillimore në IFC,  për Partneritetin
Publik Privat, Departamenti i Evropës dhe Azisë Qendrore, me adresë “International
Finance Corporation (IFC)”, bulevardi “Kralja Aleksandra, 8611000 Beograd,
Serbi, tel: (+381 11) 302375, Fax: : (-+38111) 3023 740.

Laboratorët po lihen qëllimisht të degradohen

 

Aktualisht, sistemi mjekësor shqiptar ka 120 laboratorë aktiv, pavarësisht
gjendjes së tyre mjerane, në mëse 50 laboratorë në Tiranë, qytete, rrethe e
qarqe, madje edhe brenda në spitale. P.sh, në Qendrën e Higjienës dhe
Epidemiologjisë, laboratorët bakteorologjikë kanë degraduar plotësisht, aq sa
nuk mund të bësh dot as analiza të plota e të sakta uji. Në 70% të laboratorëve
të spitaleve e poliklinikave, mungon furnizimi me “kite” dhe me afro 90% të
bazës materiale, të nevojshme për të bërë analiza të plota e të sakta. Vetë
drejtuesit e spitaleve, me urdhër të ministrit Beqaj, kanë përjashtuar nga
planifikimi i buxhetit vjetor 2016 të spitaleve, klinikave e poliklinikave
rajonale e të rretheve, fondin e detyrueshëm për laboratorët, duke i lënë ato
pa investime e pa financime, me tenderë për bazë materiale e pajisjesh, që i
bëjnë në ministri, në kontrollin e plotë të ministrit Beqaj, duke postuar
bordet e qendrave shëndetësore rajonale e spitalore.

 

Me urdhër të ministrit Beqja, janë hequr laborantët specialistë

 

Në shumë laboratorë, me urdhër të ministrit Beqaj, janë hequr qëllimisht
specialistët laboratorik klinik-biokimik, duke i transferuar ose duke u
suprimuar vendet e punës në laboratorë. Ashtu si edhe në shumë laboratorë, ku
janë larguar mjekë specialistë e janë punësuar mësues biokimie! Një tjetër
degradim i laboratorëve është në aspektin e godinave e mjediseve të brendshme,
ku 60% e laboratorëve në spitale, nuk plotësojnë kushtin as për të qenë
magazina mallrash.

 Nr._ datë

PER 

MIRATIMlNPARIM, TIP MARREVESHJES SË SHËRBIMIT FINANCIAR, NDËRMJET KËSHILLIT TË DHE KORPORATËS FINANCIARE NDËRKOMBËTARE

mbështetje të nenit 100 Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7 ligjit Nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të
Shëndetësisë, Këshilli i
Ministrave

VENDOI:

Miratimin, parim,
të marrëveshjes së shërbimit këshillimor fmanciar ndërmjet Këshillit të
Ministrave Republics së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë,
dhe Korporatës financiare Ndërkombëtare, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi meenjëherë.

Kryeministri

EDI
RAMA