Ministri Ahmetaj, tender 1 miliardë lekë, për të zbuluar e numëruar borxhet që ka marrë qeveria

165
Përparim HALILI
Edhe vlera e këtij tenderi është marrë borxh nga një biznes, i cili ka përfituar koncesion shërbimesh në shëndetësi 
Çudia e radhës me tenderët, publikohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila njofton se ka akorduar një vlerë financiare në formë prokurimi, për zbulimin dhe numërimin e borxheve që ka marrë qeveria “Rilindja” në 4 vitet e mandatit të parë, borxhe që janë rritur me afro 10%! Nëpërmjet tenderit të shpallur, ministri i Financave dhe Ekonomisë, zoti Arben Ahmetaj, siç duket i ‘trullosur” nga borxhet e shumta që ka marrë në katër vitet e para, i shtrënguar nga kredituesit e për më tepër nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) që i ka kërkuar bilancin e borxhit të jashtëm në shifra faktike, ka vendosur të harxhojë edhe 1 miliardë lekë tender, me objekt: Zbulimin dhe numërimin e sasisë dhe vlerës së borxheve që ka marrë qeveria. Sipas burimeve nga Ministria e Financave, thuhet se edhe vlera 1 miliardë lekë për evidentimin e borxheve është marrë borxh nga një biznes, i cili ka përfituar një koncesion të fuqishëm në shëndetësi, por që mbetet borxh, i cili do të paguhet nga taksat publike! Dihet që edhe kjo qeveri është zhytur në borxhe, që sipas llogarisë nuk i shlyejnë dot as 5 breza të tjerë shqiptarësh. Por skandali qëndron në faktin, që qeveria nuk mban mend sa borxhe ka marrë dhe tek cilët shtete, institucione, kompani e banka të botës i ka marrë! 
Ja njoftimi zyrtar i tenderit 
1. Autoritetit kontraktor: Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Bul “Dëshmorët e Kombit, Tel/Fax 0035542228405/0035542228494
2. Lloji i procedurës së prokurimit: “Shërbim konsulence”, me mjete elektronike. 
3. Objekti i prokurimit: “Asistencë këshillimore për menaxhimin e financave dhe borxhin publik”. 
4. Fondi limit: 83 333 333 (tetëdhjetë e tre milionë e treqind e tridhjetë e tre mijë e treqind e tridhjetë e tre) lekë (pa TVSH). 
5. Afati i mbarimit të kryerjes së shërbimit: Një vit duke filluar nga data e nënshkrimit të kontratës. 6. Data e zhvillimit të tenderit: 12.10.2017 ora 10.00
7. Afati i fundit për pranimin e dokumenteve, data: vendi: 12.10.2017 ora 10.00.

Rezervat e Shtetit në Vlorë, nxjerrin në shitje, makina që u janë dhënë blerësve para ankandit
1. Autoriteti shitës: Drejtoria Rajonale e Rezervave Materiale të Shtetit Vlorë, me adresë Lagja “11 Janari”, Vlorë, Nr.tel: +35533 238 359, fton konkurruesit kandidatët/ ofertuesit të marrin pjesë në ankandin e hapur me nr.ref. 8/A-2017 (procedurë e përsëritur e ankandit me NR.REF 1/A-2017) . 
2. Data e zhvillimit të ankandit : 01.11.2017, ora 11:00. 
3. Lloji i Procedurës standarde të ankandit: Ankand publik i hapur. 
4. Objekti i Shitjes: “Automjete të ndryshme të konfiskuara e të kaluara në favor të shtetit, nga Organi Administrativ i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, dhe Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, të marra në dorëzim “de fakto” dhe “de jure”, nga DRRMSH Vlorë, gjendje në ambientet e pikave te bllokimit të DPQ Vlorë, të kategorizuara për qarkullim nga komisioni i kategorizimit të mjeteve të DPRMSH Tiranë, në përputhje me Udhëzimin e Ministrit të Punëve të Brendshme nr. 75, datë 13.03.2014 “Për procedurat që ndiqen për administrimin e automjeteve që kalojnë në Rezervat Materiale të Shtetit, si pasojë e konfiskimit”. 
Automjete të ndryshme të konfiskuara e të kaluara në favor të shtetit në pronësi të shtetit, të konfiskuara si pasojë e kundërvajtjes administrative, përshkruar në objektin e shitjes së këtij ankandi,të ndara në 9 lote, sipas pasqyrës si më poshtë :

Ulliri është shkundur, Ministria e Bujqësisë bën tender 2 miliardë lekë për ta mbrojtur nga miza

MINISTRIA E BUJQËSISË, ZHVILLIMIT RURAL DHE ADMINISTRIMIT TE UJËRAVE 
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor Emri Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave 
2. Lloji i procedurës: Procedurë me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës 3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër “Shpenzime mbrojtjeje të ullishtave në bllok nga miza e ullirit në zonat prioritare të prodhimit në Elbasan, Fier, Vlorë, Tiranë, Lezhë dhe Berat, për vitin 2017” 
4. Fondi limit 168,547,182 (njëqind e gjashtëdhjetë e tetë milionë e pesëqind e dyzet e shtatë mijë e njëqind e tetëdhjetë e dy) lekë pa TVSH 
5. Vlera totale përfundimtare e kontratës (duke përfshirë “Lotet” opsionet dhe n/kontraktimin): Vlera 201,584,616 (dyqind e një milion e pesëqind e tetëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e gjashtëmbëdhjetë) lekë me TVSH. 
6. Informacion mbi kontratën fillestare (ne rastin e shtesës së kontratës), në rastet e tjera të përdorimit të kësaj lloj procedure prokurimi të evidentohet specifikisht baza ligjore e përdorimit të saj, si vijon: Neni 33, pika 2/a Neni 33, pika 2/b Neni 33, pika 2/c X Neni 33, pika 2/ç Neni 33, pika 2/d Neni 33, pika 3/a Neni 33, pika 4
“Albpetrol” shpik tender 200 milionë lekë me 1 firmë në garë, për një shërbim që e ka gjendje

ALBPETROL SHA, PATOS 
1. Procedurë e hapur me mjete elektronike 
2. Përshkrim i shkurtër i kontratës: “Zgjerim i kapacitetit te sistemit GIS”. Kohëzgjatja e kontratës është 60 ditë nga data e lidhjes së kontratës.
3. Fondi limit : 17 660 824 (shtatëmbëdhjetë milion e gjashtëqind e gjashtëdhjetë mijë e tetëqind e njëzet e katër) leke pa TVSH. Publikime të mëparshme (nëse zbatohet): Buletini i Njoftimeve Publike nr. 32, data 14 Gusht 2017 
4. Njoftojmë se, kanë qenë pjesëmarrës në procedurë këta ofertues, me vlerat përkatëse të ofruara: Operatori ekonomik “Computer&Copier Systems” shpk me NUIS J61901033C, ka ofruar për këtë tender vlerën ekonomike në total 16 994 450 lekë pa TVSH. 
5. Nuk ka pasur të skualifikuar 
6. Njoftimi i Klasifikimit është bërë në datë 27.09.2017. Ankesa: – Nuk ka pasur ankesa. 

Kukës/Bashkia parashikon sa dëborë do të bjerë, tender 90 milionë lekë për pastrimin e saj
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Bashkia Kukës Adresa “Sheshi Skënderbej” Lagja Nr. 5-Kukës Tel/Fax 0242 (2) 5110 E-mail [email protected]
2. Lloji i procedurës se prokurimit: Kërkesë për Propozim 
3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: ”Mirëmbajtje dhe pastrim i rrugëve nga dëbora” 
4. Fondi limit 7.500.000 lekë (pa TVSH) 
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: duke filluar nga data e nënshkrimit te kontratës, me përfundim në 31/03/2018 
6.Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje:19.10.2017, ora 10.00 
7. Afati kohor për hapjen e ofertave, ose kërkesave për pjesëmarrje: Data 19.10.2017, ora 10.00.