Sigal

Në seancën e sotme të jashtëzakonshme Kuvendi ka miratuar dekretet e presidentit për shkarkimin e ministrave të vjetër dhe emërimin e minstrave të rinj. Këta të fundit qëndronin të ulur në llozhat e Kuvendit, aty ku shpesh kemi parë të qëndrojnë ambasadorët. Ndërkohë poshtë, diku nga ulëset e fundit rrinin ministrat e shkarkuar. Ditmir Bushati, Lindita Nikolla, Mirela Kumbaro e Niko Peleshi ishin ulur pranë njëri tjetrit. Shihnin fotot që sjell LSA.