Ministrat e PD-PS që i hoqën nga duart Shqipërisë 760 milionë euro

534
Ka një sërë raportesh të institucioneve ndërkombëtare që kanë nënvizuar shkallën e lartë të korrupsionit në Shqipëri, dukur kjo që ka prekur dikasteret qendrore, krybashkiakët, institucionet e pavaruara, gjyqësorin, prokurorinë, shoqërinë civile, mediat dhe çdo qelizë të jetës. Pa i përmendur sipas radhës të ashpër ndaj Tiranës zyrtare për shkallën e lartë të korrupsionit kanë qenë Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Tiranë, Komisioni Europian dhe Ambasada e Delegacionit të BE në Tiranë, Ambasada Britanike, Ambasada Italiane, Ambasada Gjermane dhe raporti i më i fundit i Këshillit të Europës. Pikërisht nga kjo dukuri Shqipërisë i ka humbur një shans në energjetikë ku një investim shteëror italian zhvendoset në shtetin fqinj të Malit të Zi. Ky investim kap një vlerë prej 760 milionë euro, ku 100 milionë euro ishin investime në rrjetin ekzistues në Malin e Zi. Kompania shtetërore italiane e transmetimit të Energjisë, “TERNA” është duke realizuar ndërtimin e një linje kabllore nënujore për transmetimin e energjisë elektrike me Malin e Zi, e parashikuar për të nisur nga transmetimi i energjisë në 2017.


 Me ndërtimin e saj vendi ynë ka humbur mundësinë për të tranzituar në periudhë afatmesme energjinë nga Ballkani në Itali dhe anasjelltas, kur dihet se interesi i kompanive shtetërore italiane ka qene shumë i madh për ta kryer në Shqipëri sepse edhe distanca ishte më e shkurtër. Në vitin 2007, qeveria shqiptare e drejtuar nga demokratët nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me administratorin e përgjithshëm të kompanisë “Enel”, Fluvio Conti, për zhvillimin e sistemit energjetik shqiptar. Në thelb të marrëveshjes ishte ndërtimi i një termocentrali me qymyr në rajonin e Durrësit nga gjiganti italian i energjisë. Investimi kapte vlerën 1.9 miliardë dollarë, në të cilën përfshihej edhe ndërtimi i një linje të re transmetimi nënujore për energjinë drejt Italisë. Por tentaivat disavjeçare me Shqipërinë, përfshi edhe ato me qeverinë e kolaicionit të majtë, nuk rezultuan të suksesshme ndaj fqinjët italianë e kanë finalizuar projektin e transmetimit të energjisë me Malin e Zi. Linja e transmetimit të energjisë me kabull nënujor do të lidhë Italinë me Ballkanin nëpërmjet në 415 kilometër me kapacitet 400 kilovolt nga Villanova në Kotorr me një kapacitet transmetues prej 1,000 megavat.
Sigal