Minatorët vriten në miniera, “kodoshët” e sindikatës bëjnë ahengje me milionat e qirave të kampeve

624
Shefqet LURA
Fotografitë tregojnë konkretisht, se sa “dhimbje” kanë krerët e SPMSH e të BSPSH për hallet dhe fatkeqësitë e punëtorëve
Shteti të shikojë këto fotografi dhe të nisë urgjent një “Veting” për të zbuluar krimin që është bërë e vazhdon të bëhet prej 25 vitesh me pasuritë sindikatave
Unë ë po publikoj këto foto jam një punonjës nga një rreth veri-lindor. Në Bulqizë ku jetoj e punoj unë dhe zonën tonë ku akoma ka disa miniera e tunele në aktivitet. brenda tyre punojmë ne skllevërit e marrë me mëditje prej skllavo-pronarëve që shfrytëzojnë barbarisht djersën dhe jetën tonë, që shpesh ikën nën shkëmbinjtë e minierës e tuneleve të krimit, për “një kafshatë bukë”. Këto miniera e tunele janë dhënë me koncesione prej shtetarëve bozhibozukë dhe janë gllabëruara me pazare të pista mes tyre, prej disa bandave e banditëve të lidhur me shtetarët dhe politikanët në Tiranë dhe në zonën tonë, të cilët i shfrytëzojnë për interesat e tyre private. E dimë të gjithë ne punëtorët dhe banorët e Bulqizës dhe të krejt zonave ku ka miniera se si bëhet e ndiqet pazari. Shtetarët marrin ryshfete për licencat që japin dhe diçka përqindje të ardhurash nga tregu importit të mineralit, ndërsa ata prodhojnë mineral pa zbatuar asnjë kusht pune e asnjë pikë kontrate dhe e shesin mineralin jashtë shtetit, pa paguar taksa ose duke paguar taksa sikur eksportojnë një shportë domate. Ndërsa punonjësit marrin vetëm pagat lëmoshë, të barabarta sa vlera e një shisheje verë që ata e pinë nëpër dreka e darka luksoze. PO sindikata e minatorëve çfarë bënë kur shikon që bandat e kromit na shfrytëzojnë si skllevër, duke na lënë në kushte pune që humbasim edhe jetën për të ushqyer fëmijët me bukë thatë? Atje ku jetoj unë në Bulqizë janë vrarë shumë minatorë. Shteti nuk ka dënuar asnjë pronar miniere e galerie, por ia kanë hedhur fajin e vrasjes,a atyre që vriten. Sindikata nuk flet, por dekoron edhe shtetarët. pak ditë më parë u vra një minator. Dje u plagos një minator tjetër. Sindikata e minatorëve nuk foli. Nuk foli as BSPSH, që drejtohet nga kryetari i SPMSH, Gëzim Kalaja. Kjo heshtje e turpshme e sindikatës, më detyroi të dërgoj për publikim këto fotografi që dëshmojnë me fakte konkrete, se çfarë ahengjesh luksoze bëjnë krerët e sindikatës së minatorëve dhe të BSPSH, me miliardat që marrin nga qiratë e shtëpive të pushimit dhe objektet e tjera që u janë dhënë nga shtetit për çlodhjen dhe argëtimin e punonjësve dhe se si jetojmë ne punëtorët që jemi braktisur prej krerëve të sindikatës. Fotografitë e këtij ahengu të shfrenuar të drejtuesve të SPMSH e BSPSH, në ditën që është aksidentuar një minator në Bulqizë, tregojnë se sa “dhimbje” kanë ata për hallet dhe fatkeqësitë e punëtorëve. Shteti të shikoj këto fotografi dhe të nis urgjent një “Veting” për të zbuluar krimin që është bërë e vazhdon të bëhet prej 25 vitesh me pasuritë sindikatave.
Ja njoftimi i policisë, për plagosjen e minatorit Avni Heta në Bulqizë
Një punonjës miniere ka mbetur i plagosur në minierën e Martaneshit në rrethin e Bulqizës. Është aksidentuar minatori Avni Heta, 45 vjeç, i cili punonte rreth 1200 metra në thellësi të tokës. Minatori është zënë nga një masiv shkëmbinjsh, të cilët kanë rrëshqitur. Për pasojë ai ka marrë plagë të shumta në trup. Shokët e punës e kanë nxjerrë me shpejtësi 45-vjeçarin nga galeria, i cili fillimisht është dërguar në spitalin e Bulqizës, ku dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Më pas është dërguar me helikopter drejt spitalit te Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Sigal