Minatorët protestojnë para Ministrisë së Financave: Duam statusin ose ngujohemi

510
Sigal

Me thirrjet “Duam status sot, jo mot”, dhjetëra minatorë në pension janë tubuar para Ministrisë së Financave ditën e sotme. Më të paktë në numër se në protestat e mëhershme, minatorët i kërkuan ministrit Ahmetaj të firmosë me urgjencë draftligjin që mban në sirtar të dakordësuar me dy sindikatat, dhe të mos mbahet më bllokuar drafti për statusin e minatorit.

Kreu i sindikatës së minatorëve 1991, Fiqiri Xibri, fajësoi qeverinë se po mban me pensione false mijëra persona që nuk kanë punuar një ditë si minatorë të nëntokës.

Xibri lajmëroi nisjen e protestave në të gjitha qytetet ku ka minatorë, duke deklaruar se nuk është hequr dorë nga akti i fundit, ai i ngujimit në grevë urie para Kryeministrisë.