Minatorët paralajmërojnë Ramën: Afat 10-ditor, në të kundërt i hyjmë në zyrë…

512
Sindikata e minatorëve akuzoi qeverinë Rama, se nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për realizimin e statusit të minatorit, që u rrëzua me votë në seancën parlamentare të 2 shkurtit. Fiqiri Xibri, kryetari i kësaj sindikate thotë, se qeverisë i është lënë një afat 10-ditor dhe, nëse kërkesat e tyre bien në vesh të shurdhër ,ata do të protestojnë më 21 mars para Kryeministrisë. “Ne do të hyjmë forcërisht në zyrën e Kryeministrit dhe nuk do të dalim që aty për pa u realizuar publikisht ky debat dhe të shikojmë, nëse qeveria është vërtet në anën e njerëzve, popullit që i ka dhënë votën apo është në anën e korrupsionit, në anën e arbitraritetit”, tha Xibri, raporton Oranews. Sipas tij, kërkesat e minatorëve janë pensioni minimal që nuk duhet të jetë më pak se 175% të pagës minimale, përshkallëzimi i moshës së pensionit që është turp dhe faqja e zezë që një minator që ka punuar 12 vjet e gjysmë del 55 vjeç në pension dhe një që ka punuar 12 vjet e 5 muaj nuk del dhe del 65 vjeç. Maxhoranca rrëzoi projektligjin me pretendimin se ai binte në kundërshtim me Kushtetutën dhe nuk parashikonte kostot, ndërkohë që një tjetër draft është duke u përgatitur në lidhje me statusin e minatorit.
Sigal