Minatorët e Korçës protestë: Nuk duam thërrime, duam statusin!

613
Sigal

Minatorët e Korçës, Devollit dhe Ersekës kanë organizuar sot protesta para Prefekturës. Protesta e tyre bëhet për të kërkuar statusin e minatorit.

Syrja Ruçi, kreu i sindikatës se minatorëve të Korçës tha se protestat po bëhen për të kërkuar të drejtat e tyre. “Protesta është për të drejtat tona.

Nuk po na e vënë veshin. Po na gënjejnë për statusin. Kërkojmë djersën tone. Pensioni është 35 mijë lek të reja.”-tha ai.

Vitin e fundit mbi 20 minatorë nga Korça kanë humbur jetën nga sëmundjet profesionale.

“Nuk duam thërrime, duam statusin. Do përshkallëzojmë protestat deri në grevë uri”-janë shprehur më tej minatorët.