Sigal

Rreth 6 mijë banorë të Milotit prej një javë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm!

Shkak është bërë dëmtimi i një elektropompe, për të cilën sipas banorëve nuk është marrë asnjë masë për ta riparuar.

“U bë një javë dhe nuk dihet se kur do të vijë”, shprehet një banor për Ora News.

Banorët thonë se kjo situatë në këtë kohë është e papranueshme, ndaj kërcënojnë se do të protestojnë duke bllokuar rrugën nacionale që të çon drejt veriut nëse nuk zgjidhet çështja e ujit të pijshëm.

“As nuk e vë ujin në zjarr kush që të sjellë ujin këtu”, shton një banor tjetër.

Në këto ditë me temperatura të lartë një pjesë e banorëve të Milotit janë detyruar ta blejnë ujin, ndërsa të tjerë udhëtojnë deri në Laç për ta mbushur pa pagesë.