Milot, tregu i gjësë së gjallë në kushte skandaloze

729
Këto pamje i përkasin tregut së gjësë së gjallë në Milot të Kurbinit.
Tregtimi i produkteve me bazë shtazore bëhet në kushte skandaloze dhe pa çertifikate veterinare, duke u shndërruar në një rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve.
Fermerë që vinë nga të gjitha zonat veriore të vendit vijojnë të sfidojnë autoritetet përgjegjëse.
Para kësaj situate, inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Drejtorisë së Bujqësisë në Lezhë zbarkuan sërish në terren.
Drejtori i AKU-së, Lek Prendi: Tregu i mishit të freskët në komunën e Milotit nuk plotëson standartet për të qenë i tillë. I bëj apel pushtetit lokal, komunës dhe bashkisë së Kurbinit të marrë masat e duhura ligjore ashtu siç ia ngarkon ligji për qeverisjen vendore për përmirësimin e kushteve të këtij tregu dhe mbulimin me shërbim veterinar. Qeveria shqiptare duhet të ndërhyjë për ndërtimin e një tregu por kjo kërkon vlera financiare.
Drejtori i Bujqesisë në Lezhë, Ndoc Lleshi, apeloi të gjithë fermerët që të mos lëvizin me kafshë pa dokumentacionin përkatës, duke i paralajmeruar se do të penalizohen rëndë.
Ndoc Lleshi: I apeloj të mos lëvizin me kafshët e gjalla, kudo. As në rrugë, as nga ferma në fermë, as nga ferma në thertore, as nga ferma në treg dhe anasjellta pa dokumentacionin ligjor pasi do të penalizohen.Interesi ynë nuk është të penalizojmë njerëzit, por ti detyrojmë të veprojnë në përputhje me ligjin.
Një vit më pare, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Lezhë gjobiti Bashkinë e Kurbinit 300 mije lekë të reja për kushtet e tregut por situata sërish nuk ndryshoi.
AKU ka bërë të ditur se në ditët në vijim do ti kërkoje Prefektit riorganizimin e task-forces që të ndërhyhet në këtë treg.
Sigal