Milkani për censurën e filmave: Edhe nazistët nuk i ndalonin filmat

730
Piro Milkani, regjisor i kinematografisë shqiptare ndër vite, i njohur me filmat ‘Trishtim i zonjës Shnajder’ (2008), Çifti i lumtur (1975), Ngadhnjim mbi vdekjen (1967) dhe shumë filma të tjerë, ka marrë pjesë në polemikat që po zhvillohen në lidhje me deklaratën e fortë që bëri Agron Tufa duke kërkuar që filmat e komunizmit që kanë propagandë mbi sistemin diktatorial të ndalohen dhe të mos jepen nëpër televizione.
Në një intervistë , Piro Milkani, ka folur për këndvështrimin e tij mbi debatin që ka përfshirë shumë intelektualë, si një person që ka qenë aq pranë realizimit të filmave, duke qenë vet edhe regjisor i shumë prej tyre.
Profesionalisht, Piro Milkani ka punuar si operator, bashkëskenarist dhe regjisor në kinematografinë shqiptare – në kohën komuniste dhe më pas – ai përmend me modesti edhe pëlqimin etij mbi estetikën dhe historinë e artit, duke theksuar se ndikimi në kinamanë shqiptare ishte nga kinemaja botërore, sidomos emra si: Ainzejnshtajni i cili përveç filmave ka lënë edhe libra mbi estetikën dhe filozofinë e filmit, apo Leni Reinfenshtajn, një grua e re, në fushën e filmit gjerman, e ciala filmat e saj dokumetar i ka bërë në kohën e nazizmit dhe për nazizmin, por aftësitë e saj ishin të jashtëzakonshme, prandaj vlerat e saj estetike të artit të filimit njihen edhe sot në kinematografinë gjermane. 
“Të gjitha shkollat e filmit që linden më pas morën për bazë mësimet teorike të Ajnzenshtajnit. Besoj se edhe Bergmani, Felini, Rene Cleri, Mikelanxhelo Antonioni po edhe Spilbergu i madh kanë pirë ujë të kristaltë nga librat e tij.
Sa me fat kanë qenë Viktor Stratoberda, Viktor Gjika, Dhimitër Anagnosti, Todi Bozo, Marianthi Qemo, Grigor Ikonomi apo Shyqyri Sako që patën fatin ta pinin atë ujë direkt nga burimi i Ajnzenshtajnit. Po edhe Kristaq Dhamo në Hungari, Gëzim Erebara, Hysen Hakani, Saim Kokona e Piro Milkani në Çeki, Apo Kujtim Çashku, Spartak Pecani e Vladimir Kasa në Rumani po të njëjtin ushqim morën.”
Piro Milkani nuk harron të përmend se ndryshimi me komunizmin është se censura nuk mund të zbatohet edhe në shekullin e 21-të. 
“Sot Bota është vërtet e trazuar e Ballkani nuk po kalon muajin e mjaltit po lavdi Zotit nuk kemi shkuar aq larg sa të lindi nevoja që të vendosim censurë. Jemi në shekullin e 21-të.”
Edhe ideologu nazist kur pa një film që ishte në kundërshtim me vijën ideologjike të partisë naziste tha:
“Më mirë të kishin ardhur në Gjermani dhjetë regjimente të Ushtrisë së Kuqe se sa ky film…”- U tërbua. Po nuk dha urdhër të ndalohej. Jo se nuk donte, por nuk mundej. Atëherë u bind më shumë se kurrë për fuqinë e madhe të filmit”, shprehet Milkani.
Sigal