Mik prej vitesh me familjen italiane, shqiptari abuzon me tre vajzat e mitura

588
Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar është vënë në pranga i akuzuar për pedofili.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, shqiptari me iniciale Z.L, bashkë me italianin me iniciale A.D, prej kohësh kishin abuzuar me vajzat e mitura në një familje italiane.
Italiani ishte kushëri i familjes në fjalë, ndërsa shqiptari mik i besuar i familjes, po siç duket këtë afrimitet ata e kanë përdorur për abuzim me tre vajzat e mitura.
Edhe pse në fillim vajzat që abuzoheshin nuk kanë qenë të vetëdijshme për abuzimin, kanë qenë hetuesit e policisë që kanë zbuluar ngjarjen e rëndë.
Policia i ka vënë në pranga të dy të akuzuarit, ndërsa ata pritet të dalin para gjyqin për tu përballur me këto akuza.
Sigal