Sigal

Protesta e opozitës të shtunën (nesër) para Kryeministrit pritet të ketë pjesëmarrje masive jo vetëm nga qytetarët në Tiranë dhe gjithë Shqipëria, por edhe nga diaspora.

Janë me mijëra shqiptarë që këto ditë dhe sidomos gjatë ditës së sotme, kanë mbërritur në Shqipëri për t’u bërë pjesë e tubimit të madh të opozitës.

Të dhënat nga dogat dhe pikat e kalimit kufitar flasin për fluks të shtuar të qytetarëve që kanë mbërritur në 48 orët e fundit në Shqipëri. Një fluks i tillë ndodh vetëm gjatë festave të fundvitit dhe pushimeve verore. Sigurisht që shqiptarët e diasporës nuk po vijnë për Ditën e shtyrës të Verës, por të të reaguar nga keqqeverisjes dhe problemeve me të cilat po përballet vendi.

Naim Hasani është shqiptar që jeton në Londër, ku edhe është angazhuar për të drejtuar degën e Partisë Demokratike në kryeqytetin britanik. Ai ka mbërritur në Tiranë për t’ju bashkuar shqiptarëve në protestën e 16 marsit, që do të zhvillohet përpara Kryeministrisë. “Vij nga Anglia për protestën, nesër Shqipëria do ndahet nga vjedhja, mashtrimi dhe manipulimi. Do ta bëjmë zërin tonë të dëgjohet fuqishëm në mënyrë paqësore”,- tha ai në rubrikën ‘Opinion’ në News 24. Sipas tij ka ardhur koha që shqiptarët të mos i përfaqësojnë më në Parlament njerëz të lidhur me krimin dhe që ulen aty falë votave të blera. “Ne presim nesër që shqiptarët të flasin qartë me zërin e demokracisë. Duam përfaqësim real në Parlamentku askush nuk duhet kurrë të pretendojë të marrë një post me vota që shiten e blihen. Kështu nuk na hapet kurrë dera e Evropës. Është politika ajo që na ka detyruar edhe neve të largohemi nga vendi ynë. Sa më shumë larg vendit tënd të rrish aq më shumë të shtohet atdhedashuria”, vijoi në prononcimin e dhënë për “News 24”.

Ashtu si shqiptari që jeton në Angli edhe mijëra të tjerë kanë mbërritur orët e fundit për të marrë pjesë në protestën e opozitës. Problemet që ka shkaktuar qeverisja “Rama” nuk rëndojnë vetëm mbi shqiptarët që përballen çdo ditë me qeverinë, por edhe me emigrantët të cilët ndjenë shteti i tyre nuk i llogarit. Ndaj protesta dhe ndryshimi i qeverisë tashmë është një domosdoshmëri.