Mijëra protestues po i afrohen Tiranës, ja çfarë po ndodh në këto momente

589
Sigal

Me mijëra protestues i janë drejtuar në këto momente Tiranës për të marrë pjesë në protestën e madhe të Opozitës së Bashkuar që do të mbahet në orën 19.00 në kryeqytet përballë zyrave të Ramës.

Qytetarë dhe protestues janë nisur me autobusë dhe mjete private për të ardhur në kryeqytet.

Ata janë nisur nga të gjitha rrethet e Shqipërisë ku nuk kanë munguar edhe përplasjet me Policinë e cila ka tentuar tu bllokojë udhëtimin.

Në Korçë raportohet se Policia ka ndaluar autobusët me protestues.

Andrea Mano, drejtues i PD-së në këtë qytet tha se “Policia po ushtron presion mbi qytetarët”

Po sipas Manos “Dy protestues janë shoqëruar nga policia në Korçë, ndërsa janë mbajtur të bllokuar dy autobusë, Dy protestuesit njëri prej të cilëve ish-polic po mbahen pa asnjë arsye të shoqëruar ndërkohë që policia nuk ka dhënë asnjë sqarim pse u shoqëruan.”

Ndërkohë që Autobusë të shumtë janë nisur ndërkohë nga Shkodra, Kukësi, Lezha, Burreli, por edhe nga jugu, nga Vlora, Fieri dhe qytetet e tjera, çka tregon se qytetarët janë të vendosur për të ardhur dhe protestuar në Tiranë, pavarësisht presionit policor.