Mijëra euro drogë në shtëpi, arrestohen 2 kushërinjtë shqiptarë në Itali

531
Mëngjesin e sotëm, karabinierët në Treviglio kanë zhvilluar një operacion antidrogë në një apartament në Pontirolo.
Janë arrestuar në flagrancë dy të rinj shqiptarë, 21 dhe 22 vjeç, me dokumenta të rregullta në Itali.
Dy të rinjve shqiptarë që kanë rezultuar të afërm me njëri-tjetrin dhe të padënuar më parë, iu janë gjetur 130 gram kokainë dhe 10 gram hashash.
Në dukje të padyshimtë, dy të rinjtë sipas burimeve hetimore nga karabinierët, ishin gati duke e hedhur drogën në tregun lokal që do të sillte miëjra euro fitime.
Në apartamentin ku jetonin dy kushërinjtë shqiptarë u gjetën edhe 1200 euro cash dhe 1000 rubla, që janë sekuestruar bashkë me drogën pasi dyshohet se vinin nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes.
Po ashtu policia iu ka gjetur edhe një makinë të vjedhur, në brendësi të së cilës ishte edhe një shkop bejsbolli rreth 1 metër dhe një thikë.
Sigal