Mielli, Panariti: Jo luftë tregtare me Kosovën, s’ka më monopole

570
Sigal

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti edhe njëherë ka theksuar se nuk ka luftë tregërate me Kosovë. Pas një takimi me prodhuesit e miellit, Panariti në një konferencë për mediat tha se qeveria nuk do të lejojë krijimin e monopoleve në këtë fushë.

Ai sqaroi se vendimi që është marrë nga ministria që ai drejton, synon rritje rritje të standardit për cilësinë e miellit. Sa i përket akuzave të prodhuesve të miellit në Shqipëri, se vendimi i Ministrsë së Bujqësisë për uljen e përqindjes së proteinës në këtë produkt nga 12.5 në 9 përqind  dëmton konkurrencën , Panariti tha se  do ketë një paketë të re stadartesh për kategoritë e prodhimeve të brumit.
 
“Do të përcaktohet mielli që do të përdoret për produktin përkatës”, theksoi ministri Panariti.

Ai edhe njëherë siguroi konsumatorët se vendimi nuk rrezikon shëndetin e tyre dhe se po ndalon hyrjen e çdo produkti jashtë standardeve.

Ministria tha se kufiri i poshtëm prej 9 përqind i proteinës në miell është në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe se për prodhime të ndryshme, përqindja e proteinës është e diferencuar çka do të rregullohet me akte normative.