‘Mielli’, AKU: Palët në konflikt s’mund të bëjnë analiza produkti

502
TIRANE – AKU ka reaguar pas deklaratës së kompanisë së miellit “Agroblend” e cila e cilësonte si të paligjshëm dhe sulm politik bllokimin e aktivitetit të kësaj kompanie pas konstatimeve se në produkt ishte gjendur aflatoksin.
Përmes një njoftimi shpërndarë për mediat, AKU njofton se përpjekja e palës tjetër për të kryer analiza është e pavlefshme dhe ne shkelje të ligjit. Po ashtu AKU njofton se do të dërgojë mostra të miellit të bllokuar vetëm në qendrat evropiane të referencës dhe se kontrolli do të shtrihet në të gjithë vendin.
Reagimi i plotë i AKU
“Autoriteti Kombetar i Ushqimit deklaron se çdo përpjekje nga palë të tjera dhe sidomos të atyre në konflikt të hapur interesi për të kryer inspektim dhe analizë të produkteve ushqimore është e pavlefshme dhe në shkelje të rëndë të ligjit të ushqimit. AKU do të dërgojë për analizë konfirmuese miellin e bllokuar vetëm në qendrat europiane të referencës. AKU po shtrin kontrollin me vendosmëri në të gjitha qendrat e prodhimit dhe shpërndarjes së miellit si dhe produkteve të tjera ushqimore në të gjithë vendin.”- thuhet në njoftim.
Sigal