Sigal

TIRANË- Gjithkush është trembur kur ka parë në celularin e tij apo edhe në hartat e parashikimit disa re në ditët e ardhshme të korrikut. Ndoshta keni menduar se pushimet tuaja (ata që i kanë planifikuar) kaq e patën, por jo.

Meteorologët thonë se temperaturat ditën e nesërme do të shkojnë në 38 gradë ndërsa nga mesnata e së hënës pritet një ulje prej 3-4 gradësh, ndërsa do të ketë shira në pjesën më të madhe të territorit. Por sipas saj nuk është për t’u shqetësuar, pasi temperaturat do të jenë tipike të korrikut deri të enjten, ndërsa bregdeti mund të shpëtojë edhe pa shi. Ndërsa nga mesdita e së enjtes do të ketë sërish rritje të temperaturave.