Sigal

Presidenti Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Kroaci. Në një postim në Facebook, Meta teksa publikon foton me homologen Kolinda Grabar Kitaroviq shkruan se marrëdhëniet e shkëlqyera shqiptaro-kroate janë model në rajon.

Presidenti shkruan se në themel të marrëdhënies qëndron kontributi, vetëmohimi dhe sakrificat e shqiptarëve.

Ja postimi i plotë i Metës:

“Marrëdhëniet e shkëlqyera shqiptaro-kroate janë model në rajonin tonë, ato mbështeten në lidhjet e forta historike mes dy kombeve e ndajnë vizionin e përbashkët euroatlantik.
Në themel të tyre qëndrojnë denjësisht kontributi, vetëmohimi dhe sakrificat e shqiptarëve në luftën heroike për pavarësi të Kroacisë”, shkruan Meta.