Meta-qytetarëve: Distancohuni nga aktet kriminale, mbështesim Policinë e Shtetit

482
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë një prononcimi për mediat ka shprehur solidaritetin e tij për gjithë strukturat e Policisë së Shtetit të cilat sot u goditën pabesisht nga dora kriminale duke shkaktuar humbjen e jetës së efektivit të FNSH-së, z. Ibrahim Basha dhe plagosjen e dy efektivëve të tjerë, z. Jetmir Isaj dhe z. Perlat Hamitaj, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu z. Meta shpreh solidaritetin me familjen e efektivit të rënë në krye të detyrës dhe i uron shërim të shpejt të dy efektivëve të tjerë që mbetën të plagosur në këtë aksion.
Kryetari i Kuvendit kërkon nga gjithë strukturat ligjzbatuese të nxjerrin para drejtësisë të gjithë shkaktarët e këtij akti kriminal dhe terrorist. Meta u bënë thirrje gjithë qytetarëve të ndershëm të Lazaratit të distancohen nga akte dhe grupime të tilla kriminale dhe të mbështesin Policinë e Shtetit në goditjen e këtij grupi kriminal.
Sigal