Meta në 21 vjetorin e Masakrës së Reçakut: Të bashkuar që mos ripërsëriten më, drejtësia të çohet deri në fund

456
Sigal

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ishte në Reçak të Kosovës për të përkujtuar 21- vjetorin e masakrës nga gjenocidi serb ku mbetën të vrarë 45 shqiptarë.

Meta përkrah homologut Thaçi u shpreh se masakra e Reçakut shokoi gjithë botën duke vendosur në lëvizje dhe diplomacinë ndërkombëtare.

Ai thotë se drejtësia duhet të çohet deri në fund për autorët dhe organizatorët e kësaj ngjarje. Në fund ai bëri një apel për bashkim ndaj vlerave europiane që këto ngjarje mos përsëriten më në rajon.

FJALA E ILIR METËS

Ishte një përgjegjësi për të qenë sot këtu, së bashku me presidentin e Kosovës Hashim Thaci dhe gjithë ju, për tu përkulur përpara kujtimit të fëmijëve të moshuarve dhe banorëve të Recakut të masakruar barbarisht 21 vite më parë.

Ky akt s’mund të përmbyllej më saktë sesa me tre fjalë nga ambasadori Walker 21 vite më parë.

Shokoi mbarë botën dhe vendosi në lëvizje diplomacinë botërore, për të ndalur luftën dhe për të gjetur zgjidhjen. Dhe më pas me ndërhyrjen e NATO-s.

Këto akte me të gjitha zhvillimet dhe pasojat e saj tregoi se dinjiteti njerëzor triumfon ndaj gjenocidit, dhunës dhe barbarizmit. Kjo solli dhe drejtësinë ndërkombëtare përmes lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Të çohet deri në fund drejtësia për autorët dhe organizatorët e këtij krim kundër njerëzimit. Duhet të qëndrojmë për vlerat europiane për të cilat po përpiqemi.

Vetëm një e ardhme e përbashkët europiane mund të ndalojë ripërsëritjen e këtyre ngjarjeve.