Meta mori pjesë në homazhet e zhvilluara në nderim të Akademikut Prof. Kristo Frashëri

542
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në homazhet e zhvilluara në nderim të akademikut dhe personalitetit të shquar të kulturës sonë kombëtare Prof. Dr. Kristo Frashëri, i ndarë nga jeta dy ditë më parë në moshën 96-vjeçare.
Në homazhet e mbajtura në mjediset e Akademisë së Shkencave, z. Meta vendosi një kurorë me lule dhe shkruajti një mesazh në librin e ngushëllimeve në nder të figurës së tij.
Sigal