Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka dekretuar sot ndryshimet e bëra në ligjin për lojërat e fatit.

Kujtojmë se Meta e ka kthyer një herë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për uljen e tatimit për lojërat e fatit.

Institucioni i Presidentit të Republikës, ka vlerësuar se aplikimi i barrës së lehtësuar fiskale ndaj operatorëve në fushën e lojrave të fatit, nuk është vlerësuar në mënyrë të thelluar nga qeveria dhe Kuvendi, përkundrejt dramave sociale dhe konflikteve në familje që janë shkaktuar në vijimësi nga pjesëmarrja në lojrat e fatit.”, – thuhetj në njoftim, ndërsa sot Presidenti ka dekretuar ndryshimet e bëra.

Njoftimi i plotë:

DEKRET PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

Dekretoj

Shpalljen e ligjit nr. 75/2018 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.