Mësuesit në Lezhë, refuzojnë autobuzin e Drejtorisë Arsimore

540
Ky është autobuzi që ka zgjedhur Drejtoria Arsimore në Lezhë për të transportuar mësuesit e fshatit Torovicë.
Por automjeti është i detyruar që të ik bosh, pasi mësuesit kanë zgjedhur një tjetër autobuz për të udhëtuar. Drejtoria e Arsimit në Lezhë ka vendosur që të jetë ajo diktuesja e mjetëve të transportit me të cilat duhet të lëvizin mësuesit dhe nxënësit në të gjithë qarkun e Lezhës. 
Drejtori i Arsimit në Lezhë Bardhok Pulaj në kuadër të kësaj problematike ka organizuar mbledhje me mësuesit. Dedë Seferi, pronari i autobuzit që prej 3 muajsh transporton mësuesit dhe që disponon çdo dokument të rregullt thotë se kompania e kontraktuar nga Drejtoria Arsimore është shfaqur disa ditë pasi mësimi ka nisur. Sipas tij Drejtoria e Arsimit nuk duhet të ushtrojë presion ndaj mësuesve dhe se do të ndjek çështjen deri në kryeministri.
Mësuesit hezitojnë të flasin për këtë problem, por zgjidhja që ata bëjnë duke udhëtuar me autobuzin e përzgjedhur prej tyre është përgjigjja që në fakt i japin Drejtorise Arsimore prej së cilës varen.
Sigal