Mestan Ujaniku, komandant popullor, prijës legjendar

1971
Nga Julian XHELILI 
SKRAPAR- Pak biografi për Mestan Ujanikun. Si e asgjësoi detashmentin e milicëve të kryeministrit tradhtar, Mustafa Merlika? 
Mestan Ujaniku u lind në fshatin Ujanik të rrethit Skraparit më 1902, fëmijërinë e kaloi në ajrin e pastër të Tomorit. Ai më pas u bë një luftëtar i ardhshëm dhe i zoti, kjo për faktin e motivuar nga i ati, që me armë në dorë luftoi kundër pushtuesve Osman dhe shovinistëve grekë përkrahë luftëtarëve të tjerë skraparllinj, Servet Zaloshnja. Mestani qysh në moshë të re e hodhi mauzerin në sup dhe ndoqi gjurmët e të atit dhe të parëve. Ishte vetëm 18 vjeç kur u rreshtua së bashku me 300 burra në grupin e vullnetarëve të Tomorricës, të udhëhequr nga Ali Koprëncka e Riza Cerova. Ishte pikërisht ky grup, që goditi forcat italiane në Leskovik, Përmet e Tepelenë dhe më pas mori pjesë edhe në luftën e Vlorës. Vrasja e Avni Rustemit më 22 prill 1924 nga Ahmet Zogu ndezi tek Mestani ndjenjën e urrejtjes ndaj regjimit të këtij satrapi shqiptar. Kjo ishte dhe një nga arsyet që ai përkrah luftëtarëve Rustem Çepani, Sinan Ylli, Riza Vala, Jake Backa, Xhaferr Kuçi mori pjesë në Revolucionin demokratik – borgjez të Fan Nolit, pas përmbysjes të kësaj Qeverie Demokratike nga Ahmet Zogu, Mestan Ujaniku mbeti nën mbikëqyrjen e xhandarmërisë zogiste. Më 1934, Mestani u lidh ngushtë me organizatat antizogiste të krijuar në Shqipëri dhe siguroi lidhje me patriotët si Hysen Zaloshja, Riza Bregasit, Zylyftar Veleshja, Feim Gërmenji etj. Kur më 14 gusht të vitit 1935 plasi lëvizja e Fierit, Mestani me shokët të tij e përkrahën dhe morën pjesë në të duke qëndruar roje në karakollin e Kulmakut, ku priste urdhër nga çasti në çast. Në momentin që kjo lëvizje dështoi Mestani siguroi kalimin e Riza Cerovës në qafën e Kulmakut në drejtim të Malit të Koshnicës. Ardhjen e fashizmit në Shqipëri, Mestani e përjetoi me dhimbje dhe e priti me urrejtje si gjithë patriotët e tjerë shqiptarë dhe skraparës. Kjo ishte dhe arsyeja që ai e shumë burra tomorricar u nisën në drejtim të Beratit, por me urdhër të prefektit të asaj kohe u arrestua. Me daljen nga burgu u kthye në Tomorrië dhe filloi propagandën dhe kundërshtimin haptas të fashizmit, duke shkuar fshat më fshat e shtëpi më shtëpi. Në fillim të marsit 1942 i deleguari i Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste shqiptare për qarkun e Beratit, Gjin Maku i shoqëruar nga Nure Dobrusha, Oran Frashëri dhe Thoma Bello kanë marrë takim me Mestan Ujanikun në fshatin Karkanjoz të Beratit. Gjin Marku në këtë takim i ka parashtruar Mestanit platformën e Luftës Nacionale – Çlirimtare dhe bashkëpunimin për krijimin e çetës partizane për luftë të armatosur kundër pushtuesve të huaj. Gatishmëria e këtij patrioti u tregua që në momentet e para të bisedës, ku u gjend mirëkuptimi për bashkëpunim. Për këtë moment historik, që ka lidhje me krijimin e çetës së parë në Skrapar në kujtimet e veta, Karaman Ylli shkruan: “Kontaktet e para me Mestanin në Karkanjoz çuan në krijimin e njësitit, përfaqësuar nga shoku Thoma Bello Oran Frashëri dhe Nure Dobrusha. Në këto momente me çetën e Mestanit bënin pjesë edhe disa të arratisur si, Hajdar Krushova, Muharrem Trabla, Ferhet Gjonbabasi të cilët natën nëpër fshatra hapën fjalë se ka ardhur koha të luftojmë kundra pushtuesit”.
Takimi dytë i Gjin Markut me Mestanin 
Pas një kohe të gjatë lufte përsëri ishte e nevojshme për një takim tjetër më Mestanin dhe pikërisht ky takim u arrit ndërmjet Gjin Markut dhe Mestan Ujanikut rrëzë malit të Tomorit plak, që shënoi që më 14 mars 1942 krijimin e çetës së parë partizane në Skrapar. Ky është formacioni i parë partizan në qarkun e Beratit dhe në gjithë Shqipërinë e jugut. Mesazhi u përcoll nga Kulmaku për të mbetur i ndezur në zemrat e të gjithë luftëtarëve nga Skrapari. Çeta partizane e Skraparit me komandantë legjendarë Mestan Ujanikun dhe me komisar Gjin Markun filloi rrugën e lavdisë duke kaluar nga një lavdi në tjetrën .
Çeta plakë dhe komandanti kreshnik 
Në fillim çeta kreu ritin e njohjes fshat më fshat si formacion partizan, duke propaganduar luftën kundër pushtuesit të huaj. Kjo për faktin që të bëhej i njohur në popull misioni çlirimtar i kësaj çete. Në prill të vitit 1942 kjo çetë marshoi në drejtim të Myzeqesë, duke qëndruar sipas rastit në fshatrat Sqepur, Kutalli, Dronivicë, Velmish e Dronofros. Në këto fshatra djali i madh i Mestanit Xhemali merrte takim dhe jepte informacione në komandën e çetës. Çeta vazhdonte marshimin dhe në disa fshatra të tjerë të Roskovecit e Mallakastrës, deri sa më në fund u vendos përfundimisht në Shpirag, ku merreshin takime e jepej besa midis patriotësh. Në mes të muajit maj 1942, çeta u kthye në Skrapar ku fillimisht u përqendrua në fshatin Ujanik ku erdhën dhe shumë partizan të tjerë. Ku do që shkonte çeta e dëgjohej emri i komandantit Mestan Ujanikut, ku populli e priste krah hapur. Në fillim të qershorit 1942, Çeta Partizane e Skraparit si dhe ajo e Gorës u mblodhën në malin e Dusharit, këtu qëndruan deri në fund të muajit qershor. Kuadrot e çetës me në krye Mestan Ujanikun, Gjin Markun, Teki Kolonecin, Nexhip Vinçanin u morën me edukimin e partizanëve, gjë që vlente shumë për betejat e ardhshme. Pas largimit nga Dushari çeta u shpërnda nëpër krahina të tyre. Veteranët e moshuar dhe bashkëluftëtari i komandantit Mestan Ujaniku, z. Orhan Frashëri tregon se çeta partizane e udhëhequr prej zemër luanit, Mestan Ujanikut fluturonin në çdo kasolle, në çdo stan, në çdo shtëpi, s’mbeti grua, burrë dhe i ri që të mos dëgjonte fjalët e komisarit Gjin Marku dhe komandantit Mestan Ujaniku. Rruga e lavdisë vazhdoi të pasurohej sa në njërën betejë në tjetrën. Prezenca e kësaj çete kishte tronditur edhe autoritetet fashiste. 
Si asgjësoi detashmentin e milicëve të kryeministrit tradhtar, Mustafa Mërlika 
Nisur nga gjendja e pasigurt në Skrapar, Kryeministri tradhtar Mustafa Mërlika nisi në Skrapar një detashment milicësh të komanduar nga Xhafë Bali. Komandant Mestani mori masa të menjëhershme dhe bëri rrethimin dhe më pas asgjësimin e milicëve, të cilët para flamurit kombëtar dorëzuan amët. Për këtë ngjarje Prefekti Qarkut të Beratit në telegramin shifër njoftonte komandantin e Çetës, Mestan Ujanikun, pasi zuri të gjallë dhe çarmatosi kapedanin Xhafë Bali së bashku me batalionin në katundin, Meov të Tomorricës me fuqinë e tij ka për qëllim të ndihmojë edhe nën prefekturën e Çorovodës për t’i ardhur në ndihmë Xhafë Balit. U nis nga Korça Filip Toma (babai i Pjetër Arbnorit) në krye të 280 milicëve e xhandarëve, por sa mësoi dështimin e Xhafë Balit, Filip Toma u kthye me bisht ndër shalë andej nga kishte ardhur, pa mundur të vinte këmbët në Skrapar për të shpënë në vend nderin e humbur. Qeveria e Mustafa Krujës nisi operacionin kundër Skraparit me objektiv asgjësimin e Çetës së Skraparit, por të gjithë operacionet përfunduan pa asnjë rezultat. Përpjekjet e fashistëve përfunduan pa lavdi dhe dy gjeneralë italianë, Silvio Robini dhe Volante bashkë me oficerët madhorë u kthyen të gjunjëzuar. Partizanët çliruan Çorovodën në shtator të vitit 1942 të parën krahinë në Shqipëri, Mestan Ujaniku u bë një figurë popullore dhe një nga udhëheqësit kryesor të Skraparit. Më pas u krijua dhe çeta e dytë me komisar Ramis Aranitasi. Ujaniku kishte një pamje burrërore dhe një komandant legjendar 
Pas Çlirimit persekutimi i Mestan Ujanikut 
Ujaniku kishte një pamje burrërore, mbante qylaf të bardhë me yll partizani dhe këtë e mbante si krenari dhe, kur Mestani ishte dakort për një gjë, nuk pyeste për të tjerë, por vendoste vetë ndoshta kjo kokëfortësi pjesë e karakterit të tij i solli dëme të mëdha në jetë, në zgjedhjet e para për në kuvendin popullor, për deputet ka qenë kandidatuar Mestan Ujaniku dhe baba Fejzua. Në fund ka fituar për deputet Baba Fejzua. Më pas Mestan Ujaniku ka shkuar në Tiranë ku rrinte me grupin e deputetëve që u ndëshkuan. Mestani se bashku me Kamber Backën, që pas lufte ishte komandanti policisë në qarkun e Shkodrës, ku më pas ky person e lirua nga detyra dhe rrinin së bashku më grupin e deputetëve, u ndëshkua Kamber Backa që ka qenë kamandant i Brigadës së 16 –të, ku suverjoheshin nga sigurimi si grupi i pa kënaqur pasi Backa kishte vënë grada aq sa nuk i takonte Mestani u la pa detyra dhe me rrogë si ushtarak. Më pas ata u arrestuan, Kamber Backa u dënua me 7 vjet burg. Vëllai tij Anviu i dërgon letër Enver Hoxhës dhe ia ulën nga 7 vjet në tre, ndërsa Mestan Ujaniku kreu një dënim rreth 7 vjet burg. Gjithsesi Mestan Ujaniku mbetet një figurë e nderuar e Luftës. Ai së bashku me Gjin Markun i dhanë nder e lavdi popullit të Skraparit e kombit shqiptar .
Sigal