Mesi: Reforma në administratë, detyrim i qeverisë

759
Zv/kryeministrja Senida Mesi mbajti dje një leksion të hapur me studentë të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, në lidhje me reformën në administratën publike, si një prej prioriteteve kyçe në integrimin evropian. “Reforma është, jo vetëm domosdoshmëri për hir të zhvillimit të vendit tonë dhe detyrim i yni për brezat e ardhshëm, por gjithashtu angazhim serioz ndaj çdo qytetari e biznesi për t’i shërbyer atyre sipas standardeve më të mira të një vendi demokratik që synon anëtarësimin në BE”, deklaroi numri dy i qeverisë. Ajo shtoi se “përkushtimi për t’i shërbyer qytetarit e biznesit, dëshira e mirë për të kontribuar për vendin, kriteri profesional, si dhe integriteti i lartë në kryerjen e funksioneve, duhet të jenë pjesë vitale e kujtdo që aspiron për t’u bërë pjesë e administratës publike”. Qeveria ka miratuar disa ndryshime në mënyrën e trajtimit të administratës publike, si dhe në mënyrën e punësimeve. Çështja e administratës publike ka qenë vazhdimisht edhe një nga shqetësimet kryesore të Bashkimit Evropian.
Sigal