Mesazhi prekës në rrjet dedikuar Dorian Protoduarit, “Kryeministër, kjo vogëlushe feston ditëlindjen pa babin”

582
Sigal

“Zoti kryeministër,

Vajza që shikoni në foto quhet Edea. Ajo mbush sot tre vjeç. Edea nuk mban në fytyrë gëzimin e një fëmije që ka sot ditëlindjen. Kjo pasi Edea, është vajza e Dorian Protoduarit; djaloshit të ri që guxoi të mbronte shtëpinë e tij. Babai i Edeas është në qeli dhe vajza e tij, në vend që të festojë, qan sot në krahët e të jëmës.

Edea ka fatin e keq sepse ka lindur në një vend ku vjedhjen e bën ti dhe ministri yt, dhe burgun babai i saj. Trishtimi i vajzës së vogël, një ditë do të kthehet në krenari. Një ndjenjë që ti nuk e ke shijuar kurrë e që për fat të keq nuk do ta shijojnë as fëmijët e tu.

Ndërsa Edeas i them që: ‘babi të do shumë dhe se çdo gjë që bën, e bën për të të siguruar me dinjitet një të ardhme më të mirë për ty’. Edhe 100 princeshe e vogël”, shkruan Sejko.

Kjo është letra, dedikimi vitual kushtuar njërit prej të burgosurve nga protesta e Unazës së Re, qëndron prej muajit Shkurt në burg, pas protestës së mbajtur nga ana e opozitës. Dorian Protoduari po vuan dënimin vetëm pse ai u tregua majftushëm i guximshëm për të kundërshtuar atë që thonin të pushtetshmit. Sot ka qenë Gent Sejko ai që ka publikuar një foto të Edeas, dhe një vërejtje për kryeministrin Edi Rama.