Mesazhi i Lulzim Bashës nga Katedralja e Shën Gjergjit në Fier

498
Sigal

Të gjithë besimtarëve të krishterë u uroj nga zemra:
Gëzuar ditën e lindjes së Krishtit, lindjes së shpresës, besimit dhe shpëtimit.
Këtu nga Katedralja e Shën Gjergjit në Fier, ku kam uruar Imzot Nikollën,
Mitropolitin e ri të Fierit dhe të gjithë besimtarët e Fierit dhe besimtarët
anembanë Shqipërisë, dua të përsëris urimin tim: Krishtlindje të gëzuara për të
gjithë besimtarët e krishterë, për të gjithë shërbëtorët e Zotit në të gjitha
kishat, katedralet, manastiret anembanë Shqipërisë, dhe për të gjithë shqiptarët
kudo që janë. Paqja e Zotit qoftë mbi shqiptarët. Në veçanti kam një urim që
kjo ditë të sjellë më shumë shpresë dhe besim tek një e nesërme më e mirë për
të vobektët, për të pamundurit, për njerëzit në nevojë, për të sëmurët, për të
moshuarit. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë.
Gëzuar!​