Mesazhe kërcënuese nga burgu, i moshuari padi ndaj të birit

618
Edhe pse i arrestuar për dhunë në familje, një 44 vjeçar nga Tirana nuk zë mend.
Nëpërmjet të afërmeve të tij ai ka kërcënuar të atin nga ambientet e paraburgimit ku ndodhet, çka ka bërë që ky i fundit të ngre në padi mbi të birin. 
Mbi 44 vjeçarin tashmë rendon edhe një tjetër akuzë.
“Më datë 05.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.A, vjeç 44, banues në Tiranë, i paraburgosur në burgun Nr. 325, Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se nëpërmjet të afërmve, i ka dërguar mesazhe kërcënuese babait, D.A, vjeç 85. Neni 130/a i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Sigal