Mes Skënderbegasve në 70-vjetorin e shkollës me emër legjendar

837
Ditë e bukur marsi. Pranvera shkëlqente me të gjitha ngjyrat e saj. Në shkollën më të madhe të mesme shqiptare u mblodhën mbi 2 mijë ish-Skënderbegas për të festuar 70-vjetorin e krijimit të kësaj shkolle legjendë dhe me emër të madh. Një shkollë që ka mbi vete histori, ngjarje, nga më të pabesueshmet. Këtë përvejtor e organizoi Minsitria e Mbrojtjes nën kujdesin e Ministres Mimi Kodheli dhe Shoqatës “Skënderbej” të drejtuar nga Mikato Shakohoxha. Atë ditë në ambientet e kësaj shkolle shikoje të gjitha grupmoshat. Shikoje fëmijë dhe nipër të ish-“Skënderbegasve”, shikoje “Skënderbegas”, edhe 92-vjeccar, të cilët me lot në sy përqafoheshin dhe komentonin për ditët e bukura në të këtë shkollë kaq të shumëdiskutuar. Në ceremoninë e këtij përvjetori merrnin pjesë Zëvensdësministri i Mbrojtjes z. Petro Kocci, Shefi i Shtabit të Përgjithsëm i FA, Jeronim Bazo, deputeti Anastas Angjeli (ish “Skënderbegas”), deputeti Pirro Lutaj dhe shumë nga ish drejtuesit më të lartë ushtarak, ish nxënës të shkollës “Skënderbej”. Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i Shoqatës “Skënderbej”, dr. Mikado Shakohoxha, i cili theksoi se “Mësimet i filluam në muajin shtator 1945. Prej 28 të muajit mars deri në muajin korrik, trupa mësimore, kryesisht ishte me mësues të shkollave civile. Organizimi ishte klasë – kalitje ushtarake. Fillimisht u bë në bazë kompanish nga tre toga. Ajo shkollë për ne që u ulëm dhe kaluam në bankat e saj na ka ngelur në mendje dhe zemër, e që në vetvete na kultivoi nostalgjinë sublime, saqë edhe pse anë kaluar 70 vjet të jetës, e ne ish nxënësit e parë kemi kaluar mbi 75 deri 86 vjeçarë e ndiejmë veten sikur edhe sot jemi ulur në ato banka. Ajo shkollë lavdiplote na çeli portat e jetës. Ndër vite nga bankat e saj kanë dalë ushtarakë madhorë dhe me rivënien e gradave u bënë gjeneralë, profesorë shkencëtar, pedagogë, deputetë, politikan, ambasador, aviatorë, komandantë njësish e repartesh, poetë, shkrimtarë, biznesmenë etj. Ne, ish skënderbegasit kemi të drejtë të themi se kjo shkollë krijoi një traditë të shkëlqyer në përgatitjen e kuadrove për vendin, e cila ka lënë gjurmë në ushtrinë tonë. Falënderoj gazetën “Telegraf”, që na ndihmoi për të përcjellë kujtimet tona” përfundoi z. Shakohoxha. Më pas ai ja dha fjalën ish-“Skënderbegasit” Mehdi Ramohito i cili bëri një rezyme të gjatë të gjithë historik të kësaj shkolle të lavdishme duke theksuar se “Nga kjo shkollë kanë dalë kuadro jo vetëm ushtarakë të të gjitha rangjeve, por edhe mjaft kuadro që kontribuan në shkencë, diplomaci, kulturë, ndërtim, arsim etj. Në këtë 70-vjetor të shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” është rasti për të kujtuar me dashuri dhe respekt armatën e nxënësve të saj që u bënë komandantë dhe komisarë të zot të njësive dhe reparteve të ushtrisë shqiptare dhe që shërbyen me devotshmëri e përgjegjësi të lartë për mbrojtjen e atdheut tone”. 
Më pas, të pranishmit i përshëndeti zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, i cili theksoi se, është nder dhe emocion i veçantë, që në emer të Ministrisë së Mbrojtjes dhe personalisht të Ministres Kodheli, të përshëndes ju skënderbegasit, pionierë dhe themelues të shkollës së mesme “Skënderbej”, shkollë që zë vend nderi dhe krenarie në historinë tonë ushtarake e veçanërisht në atë të arsmit ushtarak. “Si sot 70 vjet më parë, – vijoi zv.ministri Koçi, – shkolla e shquar “Skënderbej” çeli portat e saj për tu shndërruar më pas në një institucion dinjitoz e prestigjioz të përgatitjes dhe arsimimit të kuadrove të ardhshëm të ushtrisë tonë”.Në fund të takimit, zv.ministri i Mbrojtjes z.Petro Koçi dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral major Bazo i dorëzuan një numri të konsiderueshëm ish-skëndebegasish “Medaljen e Mirënjohjes”, akorduar nga Ministri i Mbrojtjes me rastin e 70-vjetorit të shkollës ushtarake “Skënderbej”. Më pas në kokejlin e shtruar me këtë rast, të gjithë ish “Skënderbegasit” u ndanë në grupe duke përcjellë tek njeri-tjetri kujtimet më të bukra të rinisë të një shkollë shumëdimensionale në rang republike.
_***********************************
Ne ishim pardje atje tek rrënjët e Shkollës Skënderbej
Myslim Pashaj
Ne ishim dje atje tek rrënjët e Shkollës Skënderbej. Përvjetori i shtatëdhjetë. Hodha sytë rrotull. Thirra. Vrojtova. Nuk po i dalloja sytë e tyre, sytë e Bilbilit dhe Çlirimit. Njëri: vëlla dhe tjetri shok i bangës, i hartës e i koordinatës. Kisha atë çrregullimin tronditës që ta jep koha dhe hapësira, në bashkësinë rrotull, në raste të tilla. Pastaj ata u dukën dikund, mbi perden e rëndë të harresës, në të njëtën kinema, ku dikur shfaqeshin filma të revolucionit, me të cilët ishin rritur të dy. Ngjanin të mërzitur dhe gati të mos më flisnin. I ranë tërthor sallës, dhe nuk po njihnin moshën, që ishte thinjur, ndërkaq ata vinin nga një kohë tjetër, e ata nuk kishin dashur kurrë të thinjeshin e të plakeshin, ata donin të mbeteshin të rinj, ashtu duke u ngjitur. Pastaj erdhën dhe u mbështeten në murin anësor, sespe nuk kish vende se ku të uleshin, Çlirimi në krahë të Kiço Mustaqit dhe Bilbili në krahun tim. Ne filluam të flisnim fjalë të thyera, se befasia na kapi në çast. Mirpo të dy, si në të njëjtën gojë bënë shënjë të mos ndiheshim, sepse ata e kishin ndjekur jo vetëm Ortekun që i mori por edhe ortekun që përfshiu një shoqëri të tërë që vijon ende të jetë e çoroditur. Po dëgjonin edhe ca fjalime nga këta të mbeturit e sotëm. Askush rrotull nuk po i njihte. Shpirti është gjithnjë i ri, edhe pse i vjen edhe atij fundi. Po ama është i ri. Skënderbegasit e kishin lënë shpirtin e tyre diku në përfytyrime ëndërrash. “ Më mirë që ikëm të rinj.” thanë. Pastaj u përthithën nga fryma dhe ne e kuptuam se ata kishn një pjesë nga fryma që bartim ne skënderbegasit, e gjallë. Dikush ma solli lajmin se në çdo përvjetor Vladimir Pulaj, i vëllai i Çlirimit në krahë të një saksije me lule del për të pirë një kafe me Çlirimin. “ Po ti ku po shkon ! ” më tha Kiço Mustaqi , komandanti ynë i togës. “ Po shkoj në vendlidjen e Bilbilit atje ku është një gur të cilin ia thonë emërin “ Guri i Ullirit të Burimit ” 
POEZI PËR ÇLIRIM PULAJN 
Ja, nga dritaraja që u hap 
Del SKËNDERBEGASI përbri. 
Çlirimi iku , erdhi prapë.
Po aq i bukur dhe i ri.
Në këtë fragment’ që sjell orteku 
Apo dëbora dhe acari. 
Çlirim i Pulajve, tek shtegu 
Prapë skënderbegas, si i pari. 
Në sup , i rëndë, një mal i ngritur
Çlirim, sa gjëra që kanë rrjedhur ! 
Më mirë që ike pa e ditur. 
Se do të rrudheshe patjetër.
Tani ti vjen, në festa, mbresa. 
Se vet je mbresa më e thellë. 
Çlirim i Pulajve, kujtesa, 
E ka një strehë që rri mbështjellë.
Ajo që ne s’e themi dot. 
Më mirë në ortek të ishim matur. 
Se sa të grinder, jetë e mot.
Nga ankthi që godet i çartur.
Po gjersa diellin ti e deshe
Bashkë me Bilbilin *) tim vëlla.
S’menduat kurrë se iku shpresa
Se ikin ëndërrat e mëdha. 
Ne bashkë e bëmë dikur një hartë. 
Diku mbi malin e IVANIT
Aty ti rron si koordinatë. 
Që nuk ndryshon përmes tufanit. *)
( BILBIL PASHA, im vëlla, dhe ai Skënderbegas që ra sëbashku me Çlirimin në ortek, në Malin e Miçekut në vitin 1981).
Sigal