Mes dëborës dhe pa drita, 125 familje në një fshat të Bulqizës të bllokuara prej 5 ditësh

630
Moti i keq dhe dëbora kanë shkaktuar probleme në disa fshatra të Bulqizës dhe jo vetëm. Kështu, prej pesë ditësh 125 familje nga Tërnova në Bulqizë kanë ngelur të bllokuara nga dëbora, zonë të cilën mungon edhe energjia elektrike.
Mësohet se 3 mësues nga Bulqiza kanë mbetur të bllokuar në Tërnovë, pasi rrugët janë të pakalueshme.
Prej disa ditësh qarkullimi i mjeteve nga Bulqiza në Tërnovë është i pamundur për shkak të rrugëve të bllokuara.
Sigal