Merrte lekë për të lejuar ndërtimet pa leje, pranga punonjësit të policisë në Durrës

721
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave kanë vënë pranga ditën e sotme një punonjës policie të komisariatit të Durrësit.
Siç bëhet e ditur nga njoftimi i Ministrisë së Brendshme, në pranga është vënë Muharrem Haka, 57 vjeç, me detyrë inspektor policie.
Për Haken, gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv”.
SHÇBA sqaron se mbi bazën e hetimeve është dokumentuar se 57-vjeçari, duke shpërdoruar detyrën, përfitonte shuma parash dhe lejonte ndërtime pa leje në zonën që mbulonte. 
Çështja penale është ndjekur pas një referimi të bërë nga SHÇBA në Prokurori dhe hetimit disa mujor me mjete speciale.
Sigal