Merrnin 700 euro për një provim, në pranga pedagogët në Shkodër

532
Sigal

Prokuroria
e Shkodrës nisi hetimet e sinjalizuar nga Policia dhe më pas ka marrë nga
gjykata lejen për arrestimin e nëntë personave, dy pedagogë dhe tre shtetas që
luanin rolin e sekserit.




Të ndaluarit janë zv.Dekani i Fakultetit të Filologjisë,
Rokin Dabërdaku dhe pedagogu Simon Lufi, gjithashtu shef i Departamentit të
Historisë. Që të dy pedagogët akuzohen për korrupsion pasiv. Ndërkohë me akuzën
e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm” janë ndaluar Vehbi Bala dhe Ndoc Deda,
që prokuroria thotë se luanin rolin e sekserit mes studentëve dhe pedagogë.




Ndërkohë, për korrupsion pasiv janë ndaluar Brunilda
Allushi, Vehbi Allushi, Renato Trushi dhe Arsen Lekaj.




Prokuroria e Shkodrës thotë se këta persona bashkëpunonin
me njëri-tjetrin për të ndihmuar studentë të ndryshëm, në këmbim të parave, që
të merrnin provimet, kryesisht në degën e Historisë.




Prokuroria e Shkodrës ka arritur të zbulojë se zv.Dekani i
Fakultetit të Filologjisë dhe Shefi i Katedrës së Historisë, nëpërmjet
sekserëve Vehbi Bala dhe Ndoc Deda, kanë marrë para nga studentë të ndryshëm.
Në këmbim, pedagogët u kanë siguruar studentëve nota kaluese në provime të
ndryshme ose vlerësime të larta, të cilat më pas do të shërbenin për
regjistrimin në master.