Merrni masat! Këto janë zonat e Tiranës që do të jenë pa drita dhe ujë

508
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të investimeve që po kryhen për rikonstruksionin e kabinave, nesër në datën 12 maj, do të ketë kufizime energjie në disa zona.
OSHEE njofton se po bëhen punime në kabinën “Prasling” dhe “Colombo 2/1”, gjatë intervalit kohor 09:00-14:00
Pa energji do të mbeten abonentët që banojnë në rrugën “Bill Klinton”, rruga “Shkëlqim Fusha”, pranë Kodrës së Diellit pjesërisht.
Punime në kabinën “Ndre Mjeda 2”, nga ora 10:00-13:00. Pa energji do të mbeten abonentët që banojnë në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.
Ujësjellës Kanalizime Tiranë, njofton se për shkak të një remonti në rrjetin shpërndarës, zona e Yzberisht, Unazës së Re dhe Misto Mames mund të kenë kufizime në furnizimin me ujë gjatë orëve të mbrëmjes së sotme.
“Stafi ynë po punon intensivisht për të rikthyer situatën në normalitet furnizimin në këto zona. Falenderojmë banorët për durimin”, thuhet në njoftimin e UK
Sigal