Merret peng një person në Kamëz, policia: Si ndodhi ngjarja

191

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen ku një person u mor peng paraditen e sotme në Kamëz.

Disa persona pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, pasi e kanë dhunuar, kanë futur një prej tyre me forcë në makinë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:44, në rrugën “London”.

Burime policore thanë se ka dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë jashtë dëshirës së tij nga personat me të cilët u konfliktua. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.