Merr flakë pallati në Gramsh, rrezikohen banesat e tjera

592
Një pallat katër katësh është përfshirë nga zjarri masiv në orët e vona të pasdites së sotme në qytetin e Gramshit duke shkrumbuar të paktën 15 banesa. Zjarri është shkaktuar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një nga banesat dhe është përhapur me shpejtësi në ambientet përreth. Mësohet se kati i katërt i pallatit është shkrumbuar plotësisht ndërsa flakët kanë përfshirë edhe pallatin ngjitur. Për momentin nuk raportohet për viktima apo të lënduar. Ndërkohë flakët po avancojnë në katet e mëposhtme të pallatit. Në vendngjarje ka mbërritur e vetmja zjarrfikëse e qytetit por e ka të pamundur shuarjen e flakëve të përmasave të mëdha dhe po punon për mbajtjen nën kontroll derisa të mbërrijnë zjarrfikëset nga Elbasani dhe Cërriku.
Sigal