Mereperza: Kthimi vullnetar i azilantëve zgjidhja më e mirë

510
Ditën e hënë Drejtori i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin, Genc Merepeza ka zhvilluar një inspektim në Portin e Vlorës, vizitë gjatë së cilës foli rreth situatës aktuale në lidhje me azilantët shqiptarë, të cilët kërkojnë azil në Gjermani. Gjatë një prononcimi për mediat Merepeza theksoi se azili ekonomik në Bashkimin Europian është azil abuziv. Ai deklaroi se ditë pas dite po kryhen verifikime të posaçme në kufi në lidhje me kalimin e qyetarëve drejt vëndeve të BE-së. Ai nuk la pa përmëndur dhe problematikat të cilat po shoqërojnë këtë fenomen në lidhje me transportimin drejt vendeve të BE-së të azilantëve nga komapni turistike, ndaj të cilave Merepeza deklaroi se do të merren masa të ashpra për cilëndo kompani turistike që ushtron këtë veprimtari. Ai kërkoi me me ngulm që vetë azilantët të kuptojnë që kjo që po ndodh është vetëm diçka abuzive, duke ju bërë kërkesë për rikthim në vendin e tyre në mënyrë vullnetarë, pasi sipas tij kjo është gjëja më e mirë që mund të sjellë rregullimin e kësaj situate. Vetë Drejtori i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin nënvizoi bashkëpunimin me palën gjermane, duke e cilësuar si të shkëlqyer.
Nënkryetari i CDU, thirrje azilantëve: Mos i shisni banesat, Gjermania do t’iu kthejë në vendlindje
Në lidhje me situatën aktuale të shtimit të nurmit të azilantëve në drejtim të Gjermanisë, ka reaguar dhe Nënkryetari i CDU-së Andreas Scheuer, i cili këmbëngul në përshpejtimin e procedurave të shpalljes si vende të sigurta të origjinës për shtetet e Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, kjo pasi numri i kërkëasve për azil nga këto vende është më i lartë. Scheuer ka deklaruar se aplikimet e këtyre personave për azil deri tani jane mohuar në më shumë se 99% të rasteve dhe ende ndjehet rritja ndjeshëm e numrit të tyre, tha Scheuer, në një intervistë për gazetën gjermane “Bild am Sontag”. Në lidhje me këtë çështje një tjetër nënkryetar i CDU, Thomas Strobl ka dërguar një mesazh të fortë drejt atyre personave i janë drejtuar Gjermanisë nga tre vendet e sipëpërmendura, duke u shprehur se kërkesa për azil është rruga më e gabuar që mund të zgjedhet, ndaj dhe ju këshilloj të personave që i janë drejrtuar Gjemranisë për marrjen e azilit, duke ju thënë: “Mos i shisni shtëpitë tuaja që të paguani kontrabandistët që fitojnë prej jush, duke ju premtuar gjëra që nuk janë të verteta, sepse ne do t’ju kthjemë pas dhe kur të ktheheni do të jeni duarbosh e pa shtëpi ku të fusni kokën”, është shprehur Thomas Strobl, në lidhje me situatën e krijuar në Gjrmani. Ndërkohë që të gjitha palët po shohin mundësinë për heqjen e pagesës prej 143 eurosh si një mundësi zgjidhjeje. Kjo sipas tyre mund të jetë një mundësi ndalese për personat që vijnë nga vendet me vështirësi ekonomike. Deri më tani, numri i të kthyerve nga Gjermania arrin në 13.000. Të dielën zv/Ministrja e Brendshme Elona Gjerbrea, inspektoi nga afër masat e marra në pikën kufitare të Kakavijës për shtimin e kontrolleve nga ana e pikave kufitare shqiptare.
Sigal