Menjëherë pas caktimit të ish-shefit të grupit të zjarrit të 21 Janarit reagon Nën/kryetari i PD Edmond Spaho

552
Sigal

Per ata qe derdhin lot krokodili per 21 Janarin. Komandanti i grupit te zjarrit, “shkarkohet” nga Tahiri dhe zgjidhet Kryetar i PS Mat. Sot kandidon per kryetar bashkie ne emer te PS ne Mat. Ja perse nuk zbardhet grushti i shtetit ne 21 Janar dhe genjehen familjaret e te vrareve nga organizatoret dhe ekzekutuesit e vrasjeve.

Përveç kandidimit të aktorit Erion Isai në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, lista e Partisë Socialiste rezervon edhe surpriza të tjera.

Bëhet fjalë për Agron Malajn, i cili gjatë ngjarjeve të 21 janarit 2011 ka mbajtur detyrën e Komandantit të Seksionit të Njësisë Speciale të Gardës së Republikës. Ai dhe nëntë oficerë të tjerë ishin të parët që u shkarkuan nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në vitin 2013, sapo Partia Socialiste mori pushtetin. Malaj dhe oficerët e tjerë ishin pjesëtarë të “grupit të zjarrit” që qëlluan mbi protestuesit, ku mbetën të vrarë katër qytetarë.

Por megjithëse ajo ngjarje ende nuk është zbardhur plotësisht, Agron Malaj pas shkarkimit nisi karrierën politike pikërisht brenda Partisë Socialiste. Ai u emërua kryetar i PS-së në Mat dhe mori detyrën e drejtorit të OSHEE-së në këtë rreth. Tashmë, ai do të jetë kandidati i të majtës në zgjedhjet e qershorit 2019.