Memaliaj/ Vrau gruan për xhelozi, pendohet burri, nuk pushon së qari

645
Sigal

Skënder Hoxha, burri i cili vrau gruan e tij Antoneta Hoxha në fshatin Valagat në Memaliaj, ka thënë në polici se vrasjen e ka bërë për arsye xhelozie. Burri është shprehur se 53-vjeçarja e tradhtonte me një burrë më të ri, 45 vjeç, gjë që sipas tij e ka detyruar të kryente krimin makabër.

Ai sot ka shfaqur pendesë dhe nuk ka qenë në gjendje të mirë. Ditën e sotme është mbajtur me qetësues, sepse pasi e ka qenë i ndërgjegjshëm për veprimin që ka bërë, nuk ka pushuar së qari, e ndërsa endej në dhomë duke kërkuar të shoqen.

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ndodhi në Memaliaj ku u vra nëna e 4 fëmijëve, Antoneta Hoxha, nga bashkëshorti i saj, Skënder Hoxha. Ai e vrau dhe tentoi të fshehë autorësinë e krimit.

Pas disa orësh pyetësor në polici, burri ka pranuar krimin. Ai ka thënë se e ka goditur gruan me levën e kazanit të rakisë. Pasi e ka goditur, ajo ka qenë ende gjallë dhe ka kërkuar ndihmë nga i shoqi, por ai e ka lenë të vdekur. Fqinjët që e gjetën të pajetë thanë se ata ishin një familje e qetë, ndërkohë që gruaja është gjetur e mbuluar në gjak.