Memaliaj – Një i arrestuar, një në kërkim, kishin fshehur kanabis pranë banesës

480
Sigal

Një person është arrestuar në flagrancë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim në Memailiaj, pasi kishin fshehur kanabis pranë banesës.

Në pranga ka rënë Luan Llaka, 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të policisë në një kasolle në afërsi të banesës në fshatin Çërril u gjetën dhe sekuestruan 31.5 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sattiva.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u konstatua dhe lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Policia ka shpallur në kërkim dhe L.Ll, 26 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor.

Personat akuzohen për “Prodhim dhe shitje e narkotikeve si dhe  “vjedhja e energjisë elektrike”.