Memaliaj dhe Tepelenë, policia asgjëson 7500 bimë kanabis

442
Sigal

Rreth 80 forca policie kanë kryer një operacion pasditen e sotme në fshatrat e Tepelenës dhe Memaliajt duke asgjësuar rreth 7500 rrënjë kanabis sativa.

Sipas të dhënave zyrtare janë sekuestruar gjithashtu edhe 35 kg kanabis. Në operacion përveç forcave lokale të policisë kanë marrë pjesë edhe efektivë nga Tirana. Ndërkaq policia ka vijuar punën për evidentimin dhe kapjen e autorëve.