Memaliaj/ 4.1 milionë Euro për një ujësjellës, që nuk u ndërtua; kryetari Gjolekë Guci ka paturpësinë e kërkon mandat tjetër

142
Sigal

Kryebashkiaku dha tenderin me ofertë 12 (dymbëdhjetë) Euro më pak se fondi limit 4.1 milionë Euro e pa garë për firmat “KEG” e “ED KONSTRUKSION”, të cilat janë i njëjti biznes dhe ia kanë dhënë me nënkontraktim, firmës tjetër të tyre “ARTREUM GENERATION” të Lorenc Bamit, Drejtor Urbanistik i Bashkisë Tepelenë, sepse realisht ky me Tërmet Peçin e kanë përlarë tenderin e Ujësjellësit të Memaliajt dhe prej 20 muajsh kanë braktisur punimet, por kanë marrë milionat. Gjatë 4 viteve, kryetari socialist i Bashkisë Memaliaj, Gjolekë Guci, ka shkuar 1 herë në javë në Memaliaj, sepse jeton në Tiranë ku ka 2 vila, 5 apartamente dhe biznese, ndërsa prej 3 muajsh është instaluar atje, duke shkuar derë më derë me qese ushqimesh, me para, përqafime dhe me mashtrime, duke përsëritur premtimet e fushatës 2019, për të marrë votat e mandatit të dytë. Por në çdo familje e takim ku shkon, kryetar Gjolekës i kërkojnë llogari për zhdukjen e 4.1 milionë Euro me TVSH, që qeveria akordoi për ndërtimin e ujësjellësit të 8 fshatrave Vasjar, Iliras, Qesarat, Anë Vjosë, Toç, Lulëzim, Zhulaj, Krahës e të qytetit Memaliaj. Nëse SPAK heton tenderin e këtij ujësjellësi, do konstatojë se janë kryer vetëm 2% e punimeve e prej 20 muajsh firma është larguar e nuk po punon më sipas pamfletit.