Mediat spanjolle: Shqipëria toka e peizazheve të bukura e të larmishme

706
Pamjet mahnitëse nga veriu në jug të Shqipërisë, kultura, traditat dhe zakonet kanë qenë në fokus të një dokumentari të publikuar para pak kohësh nga mediat spanjolle.
Në këtë dokumentar prej 43 minutash, televizioni spanjoll “TVE Internacional”, prezanton Shqipërinë, duke nënvizuar se nga jugu në veri, ajo është toka e peizazheve të bukura dhe të larmishme.
Përveç bregdetit mahnitës, dokumentari prezanton bukuritë e Alpeve shqiptare, si edhe pamje nga liqenet, si ai i Ohrit i cili bën pjesë në trashëgiminë Botërore në UNESCO.
“Në jug dhe në perëndim të Shqipërisë është tokë e peizazheve të bukura dhe të larmishme. Në pak kilometra ju mund të shikoni nga malet e pjerrëta, në plazhe të vetmuara me ujë të pastër kristalor. Gjithashtu në Shqipëri shtrihen edhe liqenet piktoreske, si Liqeni i Ohrit, i cili bën pjesë edhe në Trashëgiminë Kulturore”, thuhet në dokumentar.
Sigal