Mediat ndërkombëtare raportojnë zgjedhjet: Veliaj shkëputet ndjeshëm

557
Ecuria e procesit të votimi dhe numërimit të votave në shqipëri ka marë edhe vëmendien e mediave ndëkombëtare. Mediat maqedonase shkruajnë se nga numërimi i deritanishëm koalicioni i majtë i udhëhequr nga Partia Socialiste sipas rezultateve të para fiton në këto zgjedhje. Ato ndalen tek gara për Tiranën ku shkruajnë se kandidati i koalicionit të majtë, Erion Veliaj është shkëputur ndjeshëm nga kandidati i djathtë, Halim Kosova dhe ata të pavarur.
“Ndërkohë, procesi i numërimit të votave është duke vazhduar normalisht, pa probleme. Epërsia e kandidatëve të majtë është edhe në bashkitë dhe njësitë e tjera administrative”, – shkruajnë mediat maqedonase teksa nënvizojnë se zgjedhjet e djeshme në shqipëri kanë qenë të rregullta me incidente të vogla që nuk kanë ndikuar në ecurinë e tyre.
Ndërkohë, ecuria e procesittë numërimit është pasyruar edhe në mediat kosovare, të cilat theksojnë faktin se kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj është shkëputur ndjeshëm nga kanidatët e tjerë në garë.
Ndërsa ”Associated Press”, teksa ka pasqyruar procesin e votimit që u zhvillua në Shqipëri, e quajtur ecurinë e tij si një hap të rëndësishëm në përpjekjet e Shqipërisë për të nisur negociatat e anëtarësimit për në Bashkimin Europian. Ajo shkruan se janë rreth 200 vëzhgues ndërkombëtarë që po monitorojnë votimet, duke theksuar se ligji thotë se rezultatet duhet të dalin jo më vonë se tre ditë pas votimit.
Edhe ”AFP” ka shkruar se shqiptarët votojnë në zgjedhjet lokale, një test për koalicionin e majtë në pushtet që prej vitit 2013, por gjithashtu dhe për pjekurinë demokratike të këtij vendi Ballkanik, kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Sigal