Mediat italiane:”Në Tiranë arrestohet mjeku rus, klinika e tij merrej me trafik organesh”

505
Sigal

Media italiane RaiNews
informon se është arrestuar në Tiranë mjeku rus Boris Wofman, administrator i
një klinike klandestine mjekësore në Kosovë, e dyshuar se merrej me
transplatimin ilegal të organeve njerëzore e shitjen e tyre në tregun e zi në
të gjithë botën.


Boris Wolfman, i datëlindjes 1984
ka lindur në Ukrainë dhe është mbajtës i dy nënshtetësive ruse e izraelite.


Dhuruesve të organeve u premtohej
15 mijë euro për një veshkë të shitur, por pas transplatimit të organit ata nuk
kanë marrë asnjë lekë.


Sipas medias italiane dhuruesit e
organeve janë kryesisht shtetas rus e nga vende të tjera të ish Bashkimit
Sovjetik.


Klinika në pronësi të mjekut rus
Boris Wolfman, quhej Medicus dhe pronarët e saj  janë dënuar me 7-8 vjet
burg.


Mjeku Boris Wolfamn, akuzohet për
rreth 30 operacione transplatimi ilegal organësh.