Mediat italiane: Po na “mbysin” avionët me drogë nga Shqipëria

532
Trafiku i drogës dhe armëve mbeten një problem madhor për Italinë, ndërsa “gozhdojnë” shqiptarët. Mediat italiane shkuajnë se po na “mbysin” avionët me drogë nga Shqipëria. “Repubblica” shkruan sot se linja e trafikut ajror të drogës nga Shqipëria po “mbyt” Italinë dhe trafikantët zbarkojnë në Bari dhe Brindisi. Një tjetër problem, shkruan media italiane, janë edhe armët që kanë filluar të trafikohen në masë nga Shqipëria dhe Kosova. Sipas autoriteteve italiane, tani linjat ajrore me avionë të vegjël dy vendësh që janë të aftë të udhëtojnë distanca të gjata, janë shtuar. Gjatë artikullit, “Repubblica” përmend edhe rastet e trafikut me avion që janë kapur më parë nga policia italiane, të cilët ishin nisur nga Shqipëria dhe kishin hyrë pa leje në hapësirën italiane. Problem është edhe trafiku i armëve në sasi të mëdha nga Shqipëria e Kosova drejt Italisë, thonë autoritetet italiane.
Sigal